Milani, 6 oret ne Shqiperi
A.Muraci
Kuqezinjte kane pranuar pas largimit, se per shqiptaret qarkullon nje opinion i keq ne Itali
Tirane - Per Shqiperine dhe per ekipin e Tiranes vizita e Milanit ishte historike, ndersa ekipi italian ka mbetur i befasuar nga pritja qe i eshte bere ne vendin tone dhe te befasuar sidomos nga vajzat "e cmendura" pas tyre. Pak ore para se milanistet te largoheshin nga Shqiperia, presidenti i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, dhe kapiteni i klubit me histori te madhe ne arenen nderkombetare, Paolo Maldini, ne pershtypjet e tyre nuk e kane fshehur dot gezimin, per te cilin jane betuar disa here, - tregojne per "Koha Jone", punonjes te personelit te "Sheraton" - se nje gezim i tille eshte i sinqerte: "Jemi te mrekulluar me vendin tuaj, nuk e prisnim nje gje te tille." Anetare te stafit te hotel "Sheraton" qe priten Milanin gjate 6 oreve te qendrimit, treguan per "Koha Jone" detaje dhe pershtypje te tjera te lojtareve dhe drejtuesve, pjesetare te nje prej klubeve me te medha te futbollit ne bote. Keshtu, Galiani dhe disa lojtare jane shprehur se per Shqiperine dhe imazhin e saj qarkullojne, me pa te drejte opinione te gabuara ne Itali, te cilat nuk perputhen me realitetin. "Ndryshe e kujtonim Shqiperine dhe krejt ndryshe e gjetem, - eshte shprehur Galiani,- dhe nje perceptim te gabuar kane pjesa me e madhe e italianeve, apo evropianeve qe nuk e kane vizituar ndonjehere vendin tuaj. Me te mberritur, per pak ore, une i pari kam ndryshuar mendim per Shqiperine. Mikpritjen dhe respektin qe gjeta ne Shqiperi e kam hasur rralle ne vende te tjera. Jam i befasuar dhe i mrekulluar nga kjo vizite, qe shpresoj te mos jete e fundit," - ka thene Galiani qe i ka falenderuar dhe pershendetur te gjithe pjesetaret e "Sheraton", para se Milani te largohej dhe te drejtohej per ne stadiumin "Qemal Stafa", ku ne ora 19.00 filloi ndeshja Tirana-Milan. Pas perfundimit te ndeshjes miqesore me ekipin e Tiranes Milani eshte larguar menjehere drejt Italise.
Qendrimi
Milani eshte sistemuar gjate qendrimit nje ditore ne hotelin me luksoz te Tiranes, "Sheraton". Kompania Sheraton ka pranuar pas nje marreveshjeje te meparshme me organizatoret e ndeshjes, Tirana-Milan, qe te paguante shpenzimet e qendrimit te ekipit te madh italian, ne shkembim te reklames qe i eshte bere ne stadium. Nga yjet e Milanit, Andi Shevcenko ishte i pari qe mberriti dhe u prit nga stafi i hotelit. Sulmuesi ukrainas ishte ne vendlindje, ku luajti me kombetaren. Gjysme ore me vone mberriti ekipi i Milanit. Mjaft te rinj i kane pritur per ore te tera dhe kane dashur te futen patjeter ne hotel per te prekur sadopak idhujt e tyre, Ronaldinjon, Maldinin, Nesten, Borriolon, Sedorfin, Shevcenkon, Inzagin etj. Kryesisht kane qene adoleshente, vajza qe e kishin enderr te gjendeshin prane "idhujve" te tyre. Dhe ashtu si ndodh ne vendet e tjera te botes, ku super-yjet e futbollit priten me aq shume deshire dhe pasion deri ne cmenduri, disa prej vajzave, sado qe masat e sigurise ishin te forta, kane mundur te futen ne hotel per te marre ndonje autograf, si fillim, por dhe per te kaluar pak ore qe aq shume i kishin pritur si ne enderr, me lojtare te Milanit.
Dreka ne Tirane
Ne dreke milanistet kane preferuar menyne italiane, e cila ishte porositur kohe me pare, sipas shijeve dhe preferences te secilit lojtar. Kjo gje eshte planifikuar nga organizatoret te cilet ishin konsultuar me stafin e Milanit, para se ata te vendoseshin ne hotelin kryeqytetas. Porosia ishte marre me pare dhe produktet e para kane ardhur nga Italia. Pas drekes lojtaret kane pushuar dy ore. Yjet e Milanit jane pritur si heronj dhe jane larguar, pa harruar t'i pershendesnin te gjithe, ne momentin e ikjes. Me tej, jane drejtuar per ne stadium, ku kane zhvilluar ndeshjen me Milanin dhe pas ndeshjes qe e humben me Tiranen, milanistet u larguan drejt Aeroportit "Nene Tereza".
Vizita zyrtare
Ekipin e Milanit e ka vizituar gjate pasdites se qendrimit ne Tirane, familja e presidentit te kompanise "Taci Oil", Rezart Taci. Pas vizites se pare, milanistet jane vizituar nga perfaqesuesi i turizmit te vendit tone, Islami. Ne fakt ishte programuar qe Milanin ta vizitonte edhe Alket Islami, perfaqesues i nje kompanie turizmi, i cili iu ka dhuruar lojtareve dhe stafit te Milanit nga nje guide te vecante me foto nga vende interesante dhe turistike te Shqiperise. Kryeministrin e vendit tone, Berisha e ka takuar gjate vizites se tij vetem stafi i ekipit, me ne krye Adriano Galianin. Keta te fundit jane ngjitur nje kat me lart, per te takuar disa minuta kreun e qeverise shqiptare.
Pershtypje per lojtaret
Lojtaret e Milanit ishin te komunikueshem. Nje shije te tille kane lene gjate 6 oreve te qendrimit ne Tirane, theksojne anetare te stafit qe i priten ne kryeqytet . Binte ne sy edhe thjeshtesia e tyre. Maldini, Nesta, apo Pirlo e Ronaldinjo kane qene te komunikueshem me te pranishmit. Gjate oreve te qendrimit ata kane shkembyer batuta me shqiptaret. Kapiteni Maldini ishte nder me populloret, ne radhet e ekipit italian te Milanit. Pas ndeshjes, organizatoret, per nga numri i te pranishmeve dhe mbarevajtja, u shprehen se Trofeu "Taci Oil" ka qene nje sukses i padiskutueshem dhe do te behet tradite per cdo vit. Pritet te vijne ekipe te tjera te medha te Evropes.
Ronaldinjo, e pamundur te kontaktohej
Stafi i sigurise se hotelit do ta kishte shume te veshtire te ruante Ronaldinjon, nese braziliani nuk do te kishte punesuar nje staf te tijin, me truproja qe e shoqeruan kudo, gjate qendrimit ne Tirane. Nga te gjithe lojtaret e Milanit, Ronaldinjo nuk mund te takohej lehte prej adhuruesve te shumte shqiptare. Ylli brazilian i futbollit, i cili ka luajtur disa sezone edhe me Barcelonen, eshte i njohur kudo ne bote. Kalimi gjate sezonit te fundit per te Milani e ka shtuar ndjeshem simpatine e sulmuesit ne vendin tone. Ai doli shume pak ne skene, per te dhene autografe, gjate oreve te qendrimit ne Tirane. Me Milanin luajti 90 minuta dhe shenoi te vetmin gol, ndaj Tiranes. Gjithsesi, braziliani ka lene te kenaqur me shume nga te gjithe, stafin e sigurise se hotel "Sheraton", ku Milani qendroi per disa ore para ndeshjes. Ish lojtari i "Topit te Arte" nje sezon me pare, nje prej lojtareve me te mire per momentin, me "bodyguard" ka ndihmuar edhe lojtaret e tjere, per sigurine e ekipit ne hotel.