E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, nga Milani te Dinamo

Entuziazmi i fitores me Milanin i ka perfshire te gjithe lojtaret ne kampin bardheblu. Nen drejtimin e trajneri kroat, Zlatko Slishkovic, ekipi i Tiranes ka nisur pergatitjet per ndeshjen e radhes, ne kampionatin shqiptar, ku perballe do te kete Dinamon, fituese e kampionatit te sezonit te kaluar. Fitorja me Milanin ka ngritur se tepermi optimizmin ne radhet e bardhebluve. Pervec faktit se kete sezon Tirana eshte favorite kryesore per t'u shpallur kampione e Shqiperise, perballe Dinamos, bardheblute do te luajne me nje moral te larte. Java e 7-te e kategorise superiore rezervon derbin e kryeqytetit, Tirana-Dinamo. Gjergji Muzaka, pas golit te dyte, qe i shenoi Milanit theksoi e nuk e priste te shenonte, por pas ketij rezultati, Tiranes i duhet te fitoje perballe Dinamos, per te bere me reale fitoren e arritur ndaj ekipit te Seria A. "Nuk e prisja te shenoja ndaj Milanit. Tifozet e Tiranes, pas fitores me ekipin e njohur ne bote, do te krenohen vazhdimisht, sepse ne luajtem perballe lojtareve me te mire te Minait. Madje ndeshja ishte shume e forte,"tha mesfushori bardheblu. Por me tej ish-lojtari i Partizanit thekson se duhet perqendruar vemendja nga kampionati shqiptar. "Ishte nje ndeshje e madhe qe duhet harruar, sepse na pret kampionati dhe kete jave do te luajtem ndaj Dinamos. Kemi nje ekip rival, qe duhet ta mundim. Besoj se morali i larte do ta ndihmoje Tirane te fitoje dhe te kryesoje Kategorine Superiore," u shpreh Gjergj Muzaka.

Rikthimi

Devi Muka ka luajtur disa minuta me shume gjate pjeses se dyte dhe eshte nderruar nga trajneri. Kapiteni i Tiranes ka qendruar per shume jave jashte fushes. Rikthimi i tij eshte pritur mire nga ana e drejtuesve te cilet theksojne se me mungesen e Mukes, Tiranes i ka munguar lideri ne ekip. Rikthimin e Mukes e kane pershendetur te gjithe, si nga stafi i ekipit, edhe drejtues te klubit te Tiranes. Barhdeblute ndodhen ne krye te kampionatit dhe kete jave do te tentojne te krijojne diferencen me ndjekesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›