E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezart Taci, 2 milion euro ne dore Galianit

Rezart Taci, organizatori i ndeshjes Tirana-Milan, i ka paguar rreth nje muaj me pare 2 milion Euro "kesh" ne dore administratorit te klubit italian, Adriano Galianit, gjate marreveshjes se bere, per te sjelle ekipin "Rosso-nero" ne Tirane. Shumen prej 2 milion euro e kane konfirmuar organizatoret e ndeshjes. Pas ketij momenti, Galiani ka pranuar oferten dhe ka bere te pamunduren qe me 14 Tetor ne perberje te Milanit te vijne sa me shume prej yjeve te ekipit te tij, ne Tirane. Madje lojtari me i njohur i Milanit, Ronaldinjo nuk eshte grumbulluar me Brazilin per te qene ne dispozicion te kombetares se vendit te tij, ne ndeshjen me Venezuelen, ndryshe nga Kaka dhe Pato, qe nuk erdhen ne Tirane, ne ndeshjen miqesore. Dy lojtaret e tjere te Milanit luajten per kombetaren e Brazilit me 11 tetor me Venezuelen dhe ndaj Kolumbise me 15 Tetor. Por edhe mbrojtesi Paolo Maldini ka pasur ndikimin e tij per nje pjese te lojtareve te kombetares se Italise, duke qene se eshte ambasador i "Unicef". Yjet u munden 2-1 nga Tirana dhe pas testit negativ duhet te mendojne per te fituar kete jave, ndaj Sampdorias, ne Seria A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›