E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pare pak, projekte shumë

Konkursi për projekt artistike tashmë është mbyllur, ndërsa në adresë të Ministrisë së Kulturës kanë arritur një thes i madh me projekte. As Ministri i Kulturës, Valton Baqiri nuk do ta kishte menduar këtë numër. Janë më shumë se 300 projekte që janë dorëzuar gjatë disa javëve sa ka zgjatur konkursi.

“Gjithsej kanë konkurruar 310 projekte”, shpjegon Arbërore Riza, zëdhënëse dhe këshilltare e Ministrit Beqiri.

Por sa do ta shohin dritën e realizimit gjithë këto projekte kjo është një gjë e mbyllur pasi ato do të shoshiten nga Ministria e Kulturës?

Një numër i përafërt i projekteve ka konkurruar edhe gjatë vitit 2009, derisa 100 projekte kishin marrë dritën jeshile për t’u sponsorizuar.

Shuma e mjeteve që janë ndarë për gjithë këto projekte është pak më shumë se 260 mijë euro. Një shumë e përafërt ka qenë edhe gjatë vitit 2009.

“MKRS ka ndarë shumën në vlerë prej 267, 315 € dhe pritet që me rishikim të buxhetit, kjo shumë edhe mund të rritet”, tha Riza për Express.

Mirëpo, edhe në rishikimit e buxhetit 2009 nuk ka pasur ndonjë ngritje sa i përket këtij sektori përkundër asaj se MK gjithmonë ka aluduar.

Ndërsa ndarja e MKRSD rreth projekteve është duke e bërë specifikimin e tyre në bazë të zhanreve dhe sipas Rizës pritet që shumë shpejt të themelohet komisioni vlerësues, të cilët edhe do ta bëjnë vlerësimin e këtyre projekteve.

Dy projekte nga viti i kaluar, të cilat kishin marrë financimin përkatës, nuk janë realizuar. Pritet që gjatë këtij viti të realizohen, bazuar në specifikat e projektit të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›