E refuzoi e dashura, e përdhunon në shtëpinë e saj
19/05/2009 Ndalohet 18-vjeçari
LIBRAZHD-E mitura denoncon djalin e fshatit nën akuzën e përdhunimit. Një vajzë 16 vjeç e shoqëruar nga familjarët e saj ka denoncuar në polici bashkëfshatarin 18 vjeç duke e akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja është regjistruar në 6 maj në fshatin Rrajcë të Librazhdit. Vajza me inicialet E. Ç. ka deklaruar së në 6 maj rreth mesditës, Erjon Karaj 18 vjeç ka hyrë në dhomën e gjumit të shtëpisë kur ajo ishte vetëm dhe e ka përdhunuar. Seksioni kundër krimeve ndaj personit pranë Drejtorisë së Policisë ka bërë ndalimin e 18-vjeçarit me banim në fshatin Rrajcë të Librazhdit. Ai do të përgjigjet për marrëdhënie seksuale me të mitur të moshës 14-18 vjeç. Sipas informacioneve të tjera nga policia, mes dy të rinjve ka pasur një lidhje të mëparshme, por të pafinalizuar në marrëdhënie seksuale. Sipas të njëjtave burime, përdhunimi ka ardhur pasi vajza ka refuzuar disa herë edhe pse kishte pranuar lidhjen me të riun për të kryer marrëdhënie. Kjo e ka inatosur mjaft atë duke sjellë edhe reagimin e dhunshëm dhe përdhunimin në shtëpinë e vajzës, kur ajo ndodhej e vetme në shtëpi. Akuza e ngritur ndaj tij është marrëdhënie me dhunë me të mitura.