E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minfutbolli/ UEJL:Do të fitojmë Kupën e Maqedonisë

Nga Vullnet DAUTI

Tetovë, 16 janar - Ekipi UJEL-së që garon në ligën e parë të futsall nga dita e martë ka filluar stërvitjet në tetovë nën udhëhqje të trajnerit Berat Imeri. Sipas kryetrajanerit Imeri skuadra është e kompletuar, të gjithë futbollistët janë të përgatitur mirë dhe tani do të mundohemi që të përgatitemi maksimalishtë për shkakë se me 28 janar *dita e diel) do të zhvillojmë ndeshjen e parë kampionale në cilësi të mysafirëve edhe atë në Kratovë kundër skuadrës së Kratovës. Sa i përket planëve të klubit, kryetrajneri Berat Imeri u shprehë, kemi futbollistë cilësor dhe kualitativë të cilët premtojnë."Për ne prioritare do të jenë të dyja frontet si në kampionat dhe në Kupë të Maqedonis, shpresojm që të arrijmë vendin e dyte në tabel të klasifikimit, ndërsa si prioritet do të jetë që të fitojmë Kupën e Maqedonis", u shprehë Ferati. Ekipi i UEJL vitin e kaluar arriti në finale të Kupës së Maqedonis, por në një ndeshjet tejet dramatike, u mposhtë nga skuadra tjetër shqiptarë që garon në futsall Elita e Sllatinës. Sa i përket ndeshjeve zyrtare në të cilët duhet ti zhvilloje ekipi i UEJL-së, Imeri për gazetën "Koha", deklaroi se deri më tani nuk është vendosur asgjë.Vitet e kaluara i kemi zhvilluar shumicën e ndeshjeve në Gostivar, disa nga to edhe në Tetovë, në ditët në vazhdim do të shohim se si do të ja bëjmë përfundoi Imeri.
Skuadra e UEJL-së është e pozicionuar në vendin e tretë në tabel të klasifikimit, me pikë të njeta me skuadrën e Elitës për shkëkë të golavarazhit dhe ndeshjeve më të mirra në mes tyre janë të pozicionuar në këtë vend.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›