Hasanaj: I vrava, se më denoncuan
Pas rreth 17 orësh kërkimi është bërë i mundur arrestimi i Afrim Hasanajt, autorit të vrasjes së dy efektivëve të policisë rrugore të Kukësit. Në një terren tejet të thyer, ku trashësia e dëborës ishte rreth 50 cm, u arrit që rreth orës 12.30 të bëhet kapja e 34-vjeçarit brenda një banese të braktisur, në afërsi të fshatit Shëmri. Pas ekzekutimit të inspektorëve Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, në vendngjarje janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kanë nisur menjëherë operacionin e kapjes së autorit të ngjarjes së rëndë. Mësohet se ka qenë një telefonatë me të motrën nga celulari i tij, mëngjesin e djeshëm, ajo që ka ndihmuar në identifikimin e vendit ku qëndronte i fshehur Hasanaj. Operacioni është mbështetur edhe nga ajri dhe pas pikasjes nga helikopteri është bërë bashkërendimi i veprimeve nga toka. Forcat speciale kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë arritur të kapin 34- vjeçarin Hasanaj, i cili ishte në gjumë dhe nuk ka pasur mundësi të reagojë. Pas një nate të tensionuar, vrasësin e kishte kapitur gjumi dhe pse kallashnikovin e kishte të vendosur poshtë dyshekut dhe e kishte të mbushur, nuk ka mundur që të reagojë.
Ndërkohë, policia dhe prokuroria kanë arritur të sqarojnë dje rrethanat e vrasjes së dy policëve. Sipas këtyre burimeve, ka qenë ora 21.00 e së hënës kur dy viktimat i janë afruar një lokali që ndodhet afër postbllokut të policisë, për të pirë kafe, në pritje të ndërrimit të turnit për të patrulluar në segmentin rrugor Shëmri - Qafë-Shllak. Sapo janë ulur në një tavolinë afër derës së lokalit, 34-vjeçari Afrim Hasanaj nga fshati Petkal është futur rrufeshëm në lokal dhe ka goditur me breshëri automatiku në drejtim të tyre. Sulmi ka qenë i befasishëm dhe dy inspektorët e policisë nuk kanë pasur asnjë mundësi të reagojnë dhe të vetëmbrohen. Sipas burimeve zyrtare nga policia, mësohet se 44-vjeçari Hila ka marrë një plumb në kokë, ndërsa 29-vjeçari Dobrushi është goditur me një plumb në kokë dhe katër në trup, gjë që u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mësohet se në momentin e ngjarjes, në lokal nuk ka pasur klientë të tjerë. I pranishëm ka qenë vetëm pronari i lokalit, Isa Dobrushi, të cilit i është kërkuar të dalë jashtë nga lokali dhe të mos ndërhynte. Mësohet se shkaku i vrasjes së dyfishtë ka qenë një kallëzim penal për "kundërshtim të forcave të rendit" dhe "shkatërrim të pronës së tjetrit", që viktimat kishin depozituar në Prokurorinë e Rrethit të Kukësit për Hasanajn në datë 17 mars. Ekzistojnë dy versione për shkakun që ka çuar efektivat blu të depozitojnë padinë ndaj Hasanajt. Sipas një versioni, më 16 mars Hasanaj është ndaluar nga dy inspektorët e policisë rrugore për kontroll dokumentesh dhe ka kundërshtuar, duke pretenduar se të gjitha dokumentet i ka pasur në rregull. Ai ka kundërshtuar inspektorët, madje ka pasur konfrontim fizik me ta, gjë që ka detyruar policët të depozitojnë padinë. Një variant tjetër është që një javë më parë, më datë 16 mars, Hasanaj në gjendje të dehur ka shkatërruar tavolinat dhe karriget në një lokal në fshatin Shëmri. Për këtë, pronari i lokalit ka lajmëruar policinë dhe dy punonjësit Dobrushi e Hila kanë ndërhyrë, duke kryer edhe një kontroll në banesën e Hasanajt, ku mendohet se ka ndodhur edhe konfrontimi fizik. Që nga 17 marsi, Hasanaj u ka kërkuar policëve të tërheqin akuzën, por mesa duket policët nuk kanë pranuar.
Ndërkohë, mësohet se gjatë marrjes në pyetje, autori i krimit nuk ka shprehjur aspak pendesë. Përkundrazi, ai ka thënë se i vinte keq që i kishte vrarë dy policët në lokal, sepse do të kishte dashur ta bënte këtë në shtëpitë e tyre, në sy të familjarëve. Mësohet gjithashtu se vrasësi Afrim Hasanaj, rreth orës 14:00 të së hënës ka shtënë me automatik në drejtim të një automjeti me traga të Krujës dhe reagimi i policisë për këtë incident ka qenë i vakët. Hasanaj ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh, pas denoncimit nga dy policët, të cilët u vranë prej tij.
Funerali
Mijëra njerëz përcjellin policët
Dy inspektorët e policisë rrugore të Kukësit, Ramadan Hila, 44 vjeç, babai i pesë vajzave dhe Shkëlzen Dobrushi, 29 vjeç, baba i dy fëmijëve, janë përcjellë dje pasdite për në banesën e fundit. Një orë pas arrestimit të vrasësit të tyre, atyre u është dhënë lamtumira e fundit mes lotëve dhe dhimbjes së të afërmve. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra banorë të zonës, si dhe krerët më të lartë të institucioneve shtetërore e Policisë së Shtetit, si Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministri Jemin Gjana, kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, drejtuesit Agron Kuliçi, Nikolin Bala etj. Ata i kanë shtrënguar dorën e ngushëllimit prindërve Destan Dobrushit e Sadik Hilës, duke u premtuar se drejtësia do të tregohet me tolerancë zero ndaj kriminelit që u mori jetën djemve të tyre në detyrë.
Autori, familjarëve: Kam vrarë
dy policë, nuk dorëzohem gjallë
Autori i vrasjes së dy punonjësve të Policisë së Shtetit është "arrestuar" pas një telefonate me të motrën. Policia e Shtetit ka kapur një telefonatë të Afrim Hasanajt, e kryer nga celulari i tij, në orët e para të ditës së djeshme me të motrën, ku i tregonte për ngjarjen e rëndë. "Kam vrarë dy policë. Do të vras veten", i ka thënë Hasanaj të motrës, duke i shprehur edhe pendesën e madhe për aktin e kryer. Nga ana e të motrës i është kërkuar që ai të dorëzohej, pasi mund të kishte ndonjë akt më të rëndë. Në gjendje të traumatizuar Hasanaj i ka përsëritur se nuk do të dorëzohet, pasi do të vrasë veten. Kaq ka mjaftuar që policia të identifikojë vendndodhjen e autorit dhe në drejtim të fshatit Shëmri të udhëtojnë dhjetëra forca të Policisë së Shtetit. Autori është gjetur së bashku me armën e krimit.
Grupit hetimor
Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së dy punonjësve të Policisë së Shtetit, në drejtim të Kukësit kanë udhëtuar edhe një grup hetimor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i kryesuar nga prokurori Ardian Nezha dhe oficeri i policisë gjyqësore Albert Muça. Grupit nga Tirana i është bashkangjitur edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, të cilët kanë filluar menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. Fillimisht ngjarja u klasifikuar si "vrasje për shkak të cilësive të veçanta" e parashikuar nga neni 79/b. Ndërsa më pas hetuesit vazhduan për dokumentimin e ngjarjes së rëndë. Në një hark kohor të 12 orëve, grupi hetimor ka kryer një punë voluminoze, duke zbardhur ngjarjen e rëndë. Në orët e pasdites së djeshme, hetuesit kanë shkuar në qelinë e të arrestuarit dhe kanë tentuar ta marrin në pyetje. Sipas informacioneve, Hasanaj ka qenë në një gjendje shumë të rëndë depresive dhe ka shprehur pendesë për krimin e rëndë. Hetuesit nuk kanë tentuar më tej të këmbëngulin për ta marrë në pyetje, duke u mjaftuar se ngjarja është e dokumentuar, pasi arma e krimit është sekuestruar.
Autori në Tiranë
Në orët e pasdites së djeshme, autori i vrasjes së dyfishtë është transportuar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës me masa të larta sigurie. Nisja është realizuar rreth orës 18.00. Ndërkohë, bashkë me të arrestuarin në kryeqytet janë nisur edhe drejtuesit më të lartë të policisë dhe grupi hetimor. Sipas këtyre të fundit, ngjarja është dokumentuar dhe ekzistojnë prova që vërtetojnë krimin e kryer. Hetuesit e çështjes deklarojnë se kanë marrë çdo detaj të mundshëm nga ngjarja, nga dëshmitë në lokal e deri te konfliktet e autorit me dy punonjësit e policisë që ekzekutoi. Mësohet se një javë më parë, Hasanaj është ndaluar nga dy punonjësit e policisë për mungesë dokumentesh. Autori ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke i thënë se kishte të gjitha dokumentet e nevojshme. Më tej ai ka goditur për shkak të detyrës dy punonjësit e policisë dhe ndërmjet tyre ka nisur një kontakt fizik. Pas ngjarjes së rëndë, dy punonjësit e policisë, Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrushi, kanë kryer një kallëzim ndaj autorit Afrim Hasanaj për kundërshtim të forcave të rendit. Kallëzimi është regjistruar në Policinë e Kukësit dhe prej një jave kishin filluar hetimet e para. Mësohet se çështja kishte përfunduar në prokurori dhe hetuesit i kishin dërguar një fletëthirrje Hasanajt. Gjatë kësaj kohe, sipas hetimeve profesionale të grupit hetimor, Hasanaj, nëpërmjet të afërmeve, u ka dërguar mesazhe dy punonjësve të policisë që të tërhiqnin kallëzimin, pasi do ta pësonin rëndë. Hetuesit tregojnë se disa herë autori ka tentuar të kontaktojë me dy punonjësit e policisë, por asnjëherë nuk ka marrë aprovimin e tyre, të cilët i janë përgjigjur se "kemi zbatuar detyrën".
Grupi hetimor
Xhevahir Lita, prokuror i Kukësit
Ardian Nezha, prokuror i Krimeve të Rënda
Albert Muça, hetues i Krimeve të Rënda