Krerët e politikës: U vranë dy shërbëtorë të shtetit
Politika shqiptare u solidarizua me dhimbjen e familjarëve të dy policëve të vrarë në Kukës dy ditë më parë. Pozitë e opozitë gjetën rastin të theksojnë nevojën e ndëshkimit maksimal për autorin e ngjarjes, duke e cilësuar atë çka ndodhi një krim të pashembullt. Kreu i shtetit, Bamir Topi, u nisi familjarëve një telegram ngushëllimi. Të njëjtën gjë bënë edhe Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, dha gjithashtu një mesazh publik për këtë rast.
Presidenti
"Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë për ndarjen e papritur nga jeta të të dashurve tuaj, Shkëlzenit dhe Ramadanit, të rënë teksa kryenin detyrën e tyre në mbrojtje të sigurisë e rendit të qytetarëve shqiptarë", shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Bamir Topi drejtuar familjarëve të dy policëve të vrarë. Në vlerësimin e kreut të shtetit, "rënia në krye të detyrës e dy punonjësve të policisë është një humbje e madhe për familjet, por edhe për kolegët e gjithë qytetarët e këtij vendi që mbështesin forcat e rendit në misionin e tyre të përditshëm në mbrojtje të rendit e sigurisë të të gjithëve". Si President i Republikës, por edhe si qytetar, thekson në mesazhin e ngushëllimit Topi, nxis të gjitha strukturat shtetërore që të vendosin sa më parë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje që tronditi mbarë opinionin. "Reagimi sa më i shpejtë ndaj këtij krimi të pashembullt do të jetë përgjigjja më e mirë që i jepet çdokujt që guxon të prekë një punonjës në krye të detyrës, por edhe mirënjohja për ata që u flijuan teksa e kryenin këtë detyrë", nënvizoi Topi.
Kryeministri
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, kërkoi ndëshkim maksimal për autorin e vrasjes së dy policëve në Kukës. Kjo deklaratë u lëshua përmes një mesazhi ngushëllimi dërguar familjarëve dhe të afërmve të dy policëve, të cilët u vranë barbarisht në krye të detyrës. Duke i shprehur ngushëllimet e tij më të thella, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare, në këtë mesazh ngushëllimi, Kryeministri shprehet: "Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së prindërve, bashkëshortëve dhe bijve tuaj më të dashur, Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës". Rënia e tyre me nder në krye të detyrës, në mbrojte të jetës, vijon Berisha, sigurisë dhe rendit të qytetarëve shqiptarë, është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen tuaj të nderuar, por për të gjithë Policinë e Shtetit, Kukësin dhe mbarë Shqipërinë. Duke i përcjellë ngushëllimet më të thella të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit, Kryeministri Berisha i garantoi ata për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në misionin e tyre të madh.
Opozita
Edhe partitë e opozitës u solidarizuan dje me familjet e dy punonjësve të policisë, që u vranë në Kukës dhe kërkuan intensifikimin e luftës kundër krimit. Kreu i PS-së, Edi Rama, si dhe zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, shprehën ngushëllimet dhe hidhërim për ngjarjen e ndodhur. Lideri i opozitës, Edi Rama, në mesazhin e tij theksoi se, ngjarja ishte një goditje për të gjithë, ndaj të gjithë duhet të bashkohemi kundër krimit. "Mbrëmë u vranë dy shërbëtorë të shtetit. Përballë kriminelëve duhet të jemi të gjithë një familje", theksoi kreu i socialistëve. Sakaq, Pëllumb Xhufi theksoi se ngjarja duhet t‘u shërbejë institucioneve qeveritare të kuptojnë se lufta kundër krimit nuk është absolutisht një betejë e fituar, ajo është një sfidë e përhershme. "Është një sfidë serioze që shkon përtej llogarive partiake dhe atyre elektorale", u shpreh Xhufi.
Topalli
"Do ndihmojmë fëmijët e policëve"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte dje në Kukës për t‘u shprehur ngushëllimet, në emër të Parlamentit dhe të saj personalisht, familjarëve të policëve të vrarë, në krye të detyrës, inspektorit Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. "Ngjarja që ndodhi është shumë e rëndë jo vetëm për ju, qytetin e Kukësit, por për të gjithë Shqipërinë. Shteti ka humbur dy policë, djem të rinj, që punonin me besim për shtetin, dhe ne të gjithë vlerësojmë maksimalisht sakrificën e tyre", tha Topalli. Natyrisht, vijoi ajo, kapja e autorit të vrasjes nuk e lehtëson dhimbjen, por ju premtoj që shteti do të mendojë për fëmijët e Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës, sepse ata janë fëmijët tanë.