Hasani: “Tring TV me 20 kanale, argëtimë pa fund”
“Jemi në gjendje që nga njëra anë të kënaqim shikuesit me një buketë kanalesh shumë tërheqëse e cilësi transmetimi, e nga ana tjetër të racionalizojmë nivelin e çmimeve dhe çmendurinë e paketave të tjera që kanë kaluar në ekstrem me frymën që po përcjellin”. Kjo është filozofia e drejtuesit të lartë të “Tring Communications’, Igli Hasani, pas hedhjes në treg të platformës më të re dixhitale tolsore e satelitore.
Platforma më e re dixhitale “Tring Communications” do të ketë 20 kanale dhe do të jetë në funksionon të gjitha grupeve të moshave, nga fëmijët, adolishentët, rininë, femrat e deri te sportdashësit. “Edhe pse nga konkurrentët tanë janë hedhur qëllimisht dyshime, dëshiroj t’u bëj të ditur atyre dhe shikuesve të platformës sonë, se gjithçka është në përputhje me legjislacionin shqiptar për operatorët e transmetimeve dixhitale”, - tha për gazetën “Albania” drejtori i “Albanian Satelite Communications”, Igli Hasani. “Kemi përmbushur të gjitha detyrimet ligjore që kanë të bëjnë edhe me pajisjet që kemi nxjerrë në treg, për të qenë të aksesueshme nga përdoruesit për çfarëdo lloj karte në dekoderin që ka nxjerrë në treg ‘Tring Communications’, si për atë tokësor ashtu dhe për satelitor, kjo në varësi të antenës së klientit”, - thekson Hasani, i cili shton se kompania që ai drejton nuk detyron klientin të blejë një dekoder më të lirë apo më të shtrejntë në platformat tokësore apo dixhitale. “Në të drejtat që në kemi janë katër kanale filmash, që përbëjnë edhe buketën e filmave më të ndjekur në botë, duke ia ofruar shikuesit shqiptar në të njëjtën kohë me atë evropian e botëror. Kemi arritur marrëveshje me studiot më të mëdha kinematografike në botë, si “Paramount’, “Metropolitan Mayer”, “Sony Pictures”, etj. Edhe për fëmijët është menduar jo pak. Janë tre kanale ekskluzivisht për ta, më filmat më të ndjekur në tregun ndërkombëtar, ku do të veçoj “Jetix” apo “Baby Tv”, një kanal për fëmijë nga 0-3 vjeç”, - shton Hasani. Për shikueset femra buketa “Tring” ofron filmat dhe telenovelat më të ndjekura. “Kanë një hapësirë të madhe për të ndjekur film pa fund. ‘Entertainment Channel’ dhe ‘Slighting’, dy nga produktet më të suksesshme në tregun botëror do të jenë të pranishme edhe në ‘Tring’. Këtyre u shtohen edhe një seria i gjatë telenovelash më në zë për rininë, por dhe ato familjare. Jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur edhe kanalet me filma dokumentarë, ku janë tre të tillë. “Në paketë pjesa që do t’u argëtojë pambarimisht shikuesit janë dhe kanalet sportive, me kompeticionin më të madh të klubeve, Ligën e Kampioneve, si dhe kompeticionin më të vjetër futbollistik në botë, siç është Kupa e Anglisë. Të gjitha këto janë të drejta ekskluzive të ‘Tring Tv’ janë marrë në një moment kur tregu me agresivitetin e vet ka treguar se ne jemi një faktor tepër i rëndësishëm. Jemi në gjendje që nga njëra anë të kënaqim me një buketë kanalesh, e nga ana tjetër të ulim nivelin e çmimeve dhe çmendurinë e paketave të tjera që kanë kaluar në ekstrem me politikën e tyre të çmimeve”
Si mund të kesh “Tring TV”
Dekoderat e “Tring Communications” janë në shitje në të gjitha pikat e autorizuara si dhe në zyrat e kompanisë në Kompleksin “Don Bosko”. Çfarë ju nevojitet për të pasur platformën dixhitale e tokësore “Tring Communications”
1. Marrës Tring Tokësor & Satelitor 8500 lekë
2. Karta Smart Tring 1500 lekë
3. Karta e abonimit Tring TV
1 muaj 2090 lekë
3 muaj 5890 lekë
6 muaj 10900 lekë
12 muaj 19900 lekë
Oferta:
1 Marrës Tring Tokësor & Satelitor + Karta Smart Tring+ Karta e abonimit Tring TV + abonim 1-vjeçar = 24900 lekë.
17 Shtator 2008