E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashash në fshat, pranga kryeplakut

 

KORÇE - Policia e Korçës arrestoi në Podgorie kryeplakun e këtij fshati, si dhe një banor tjetër që akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Burime të policisë bënë të ditur se, arrestimi i kryeplakut 59-vjeçar, Bujar Pilinçi, u bë pasi ai dyshohet se kishte dijeni për mbjelljen e bimëve narkotike dhe nuk kishte informuar organet kompetente. Banori i arrestuar është Meleq Rusi, 55 vjeç, i cili kishte kultivuar 360 rrënjë bime narkotike të tipit kanabis sativa. Ato ishin mbjellë në rrëzë të malit rreth 2 orë larg fshatit, në tokën që ishte pronë e tij. Mësohet se kryeplaku i fshatit, Bujar Pilinçi, disa kohë më parë ka qenë i dënuar për moskallëzim të krimit dhe tashmë sërish mbi të rëndon e njëjta akuzë. Policia asgjësoi bimën për mbjelljen e së cilës kishte siguruar informacione në rrugë operative. j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›