E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI policisë: Ndërhyni në Lazarat

 

GJIROKASTER - LRI-ja reagon për situatën e ditëve të fundit në Lazarat duke i kërkuar policisë ndërhyrje. Sekretari i Përgjithshëm i LRI-së, Besjan Pesha, gjatë një konference për shtyp, dënoi ashpër policinë e Gjirokastrës për dështimet e njëpasnjëshme sipas tij, të aksioneve në Lazarat. “Këto aksione nuk kanë sjellë asnjë rezultat dhe për më tepër kur ato janë trumbetuar si arritje”, u shpreh Pesha. “Policia duhet patjetër të ndërhyjë në Lazarat për të eliminuar hashashin e mbjellë dhe jo të parakalojë me armë kërcënueshëm në rrugët e Gjirokastrës. Postblloqet e instaluara anekënd Gjirokastrës, tregojnë një situatë pasigurie në qytet, gjë që kurrë nuk ka ndodhur më parë”, tha më tej Pesha. Ai kërkoi krijimin e një plani të përbashkët për zgjidhjen e kësaj çështjeje.                  p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›