Mblidhte skrap, vdes 17-vjeçari
Katër të rinj mbetën dje në gërmadhat e ish-fabrikës së vajit në Lezhë, ndërsa po tentonin të mblidhnin hekurishte në rrënojat e saj për t’i shitur për skrap.
LEZHE/ ROLAND NIKOLLI
Për pasojë, një 17-vjeçar vdiq dhe tre shokë të tij u plagosën rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16.00, kur të rinjtë u futën në ambientet e ish-fabrikë, në periferi të lagjes “Skënderbeg” për të gjetur tela dhe hekurishte të tjera. Masivi i murit që u shkëput zuri poshtë saj adoleshentin Julian Durgaj, i cili gjeti vdekjen, ndërsa u plagosën Halil Zyberi 18 vjeç, Emiljan Kipti, 19 vjeç dhe Krenar Shabani, 26 vjeç. Katër djemtë nga qyteti i Lezhës kishin shkuar për skrap në ambientet e ish-fabrikës, pasi nga shitja e hekurishteve me 25 lekë kilogrami, ata siguronin bukën e gojës. Ata janë futur të katër bashkë dhe në momentin që kanë tërhequr një tub hekuri, një pjesë e çatisë dhe murit është shembur duke i zënë masivi i madh i tullave dhe inerteve të tjera poshtë saj. Sipas burimeve të policisë së Lezhës, “të katër personat kanë qenë duke grumbulluar skrap tek ish-magazinat e fabrikës së vajit në periferi të lagjes “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës dhe nga pakujdesia e tyre kanë provokuar shembjen e saj”. Mësohet se pasi ata kanë hequr pjesët mbajtëse prej hekurishtesh për t’i shitur më pas ato, çatia e magazinës ka rënë plotësisht duke i gjetur të papërgatitur katër të rinjtë. Sipas policisë së Lezhës, tre prej tyre Halil Zyberi, Emiljan Kipti dhe Krenar Shabani kanë qenë thuajse në dalje, por gjithsesi një masiv i çatisë i ka zënë ata duke u shkaktuar plagë të rënda. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë. Ndërsa 17-vjeçari, djalë i vetëm i familjes Durgaj, ka qenë më në thellësi të magazinës. Ai nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi pasi masivi i inerteve e kanë zënë poshtë atë. Mësohet se bashku me katër të rinjtë kanë qenë edhe tre të tjerë, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen. Forca të shumta policie, mjete të rënda dhe autoambulanca kanë mbërritur në vend duke nxjerrë të plagosurit, të cilët i dërguan në spitalin e Lezhës. Më pas kanë filluar gërmimet në kërkim të riut 17-vjeçar Julian Durgaj. Pas 1 orë e gjysmë trupi i pajetë i Durgajt u gjet nën rrënoja. Tre të plagosurit, të cilët janë në spitalin e Lezhës pohuan se, janë nisur së bashku në orën 13.00 të ditës së djeshme për të mbledhur skrap. Ata kanë vazhduar gërmimet në muret e ndërtesës së braktisur. Sipas të mbijetuarve, ka qenë një tub i madh që mbante dy anët e murit të lidhura. Sapo ata e kanë shkulur atë nga muri, çatia ka rënë menjëherë. Ish-fabrika e vajit është mbyllur që në vitin ‘92 duke mos qenë funksionale për asnjë lloj aktiviteti.
Viktimat
I vdekur
Julian Durgaj,
17 vjeç nga Lezha
Të plagosur
Halil Zyberi,
18 vjeç,
nga Lezha
Emiljan Kipti,
19 vjeç,
nga Lezha
Krenar Shabani, 26 vjeç,