Hashurja, ëmbëlsira e Noes
23/03/2005 Hashurja është një ditë e veçantë në kalendarin mysliman. Për myslimanët është Muaji i Ramazanit, në librin e Moisiut është shënuar argjërimi i dhjetë ditëve të muajit muharrem. (Muhamedi u drejtohet hebrejve dhe u thotë që ju nuk keni të drejtë më shumë se ne, dhe këshillon myslimanët). Ditët e agjërimit në islam nuk janë të detyrueshme, por janë ditë të veçanta. Tani politikisht në këto ditë vritet Nipi i Muhamedit rreth 30 vjet pas vdekjes së të dërguarit a.s. Devijimi politik i Islamit (shiat apo iranianët e sotëm) e mban këtë ditë si më të zezën e historisë dhe mbajnë një zi të kobshme. Agjërimi që ishte traditë e adhurimit e afrimit me Zotin u bë një formë vetëmohimi e zije. Ordodoksia turke për të evituar futjen në masë në popull të kësaj psikologjie negative të zisë në ditën e Muharremit, me anë të Tarikateve, nxori në pah një atmosferë festive, për ditët e Ashures (është emri i këtyre ditëve të Muharremit... më pas i ëmbëlsirës). Dhe duke qenë se dita e hashures në traditat monoteiste është dita e fundit e Noes në anije dhe zbritja e tij në tokë, i dha prioritet ëmbëlsirës së Nuhut, që, sipas traditës, është ushqimi i fundit që u hëngër në anije. Eshtë një miks frutash të thata. Hashurja u bë një ëmbëlsirë, një rast i mirë për të vizituar të afërmit, për të shkëmbyer ëmbëlsirat e për të ëmbëlsuar gojën e rrjedhimisht shpirtin në këto ditë, ku devijimet tentonin ta bënin ditë zije e makabre.