E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ëmbëltoret, gatuajnë e shesin hashure

23/03/2005  Megjithëse dje nuk ishte dita e Hashures, në shumë ëmbëltore dhe dyqane servirej hashure. Ndoshta kjo pasi janë frymëzuar nga Dita e Verës. Atë ditë dyqanet tërhoqn shumë klientë, për shkak të ballokumes, ëmbëlsirës tradicionale të kësaj feste, ekspozuar në vitrina. Por, nuk mungonin as familjet që dje, si për të festuar bënë hashure. “Mamaja ime, kishte blerë një thes me grurë, e ka vënë që dje në ujë që të zbutet dhe sot do ta përgatisë. Kuptohet s’do ta bëjmë thjesht grurë me sheqer, por do t’i hedhim arra dhe rrush të thatë”, tregon një besimtare myslimane. Mania për të festuar dhe për të përgatitur ëmbëlsira duket se është një kërkesë psikologjike e shqiptarëve, këto vite tejet të ngarkuara me stres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›