Nano ngjitet në Sari Salltik, Berisha feston demokracinë

23/03/2005 Dita e Novruzit, besimtarët përpiqen të ngushëllohen, duke ngrënë hashure, megjithëse s’është dita e saj
Besimtarët bektashinj festuan dje Novruzin, ndërsa gjithë shqiptarët e tjerë kaluan një ditë pushimi të qetë. Disa duke shijuar dhe hashuren, ëmbëlsirën e bektashinjve, ndonëse dje nuk ishte dita e saj. Si zakonisht në ceremonitë fetare nuk mungojnë politikanët.
Nano dhe Presidenti në Krujë
Me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit, Kryeministri Fatos Nano dhe Presidenti Alfred Moisiu, zhvilluan dje një vizitë në Teqenë e Sari Salltikut, në malin e Krujës, e cila simbolizon përfaqësinë më të vjetër të bektashinjve në Shqipëri, si dhe përkujton ardhjen e bektashiut të parë në vendin tonë. Kryeministri Nano, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, u prit nga Baba Edmond Brahimaj, si dhe nga autoritete të tjera fetare dhe lokale. Pas takimit të zhvilluar në Teqenë e shenjtë, Kryeministri Nano kreu disa nga ritualet e bektashinjve.
”Me lejoni ta shfrytëzoj vizitën në Sari Salltik për t’u uruar gëzuar gjithë bektashinjve dhe gjithë shqiptarëve që festojnë së bashku me ne këtë ditë të shenjtë, në nderin e komunitetit bektashian të Qendrës Botërore të Bektashizmit, që ia rrit emrin dhe imazhin Shqipërisë në botë, ashtu si bektashinjtë janë një nga institucionet më të nderuara që shoqëron njerëzit në jetë dhe në zbatimin e mësimeve të Zotit në marrëdhëniet shoqërore”, deklaroi Nano par besimtarëve.
Berisha: Përkim me fitoren e demokracisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë dje në selinë e Kryegjyshatës në Tiranë, ku Baba Dede Rreshat Bardhi ka mbajtur dhe ceremoninë e ritit. Berisha ka përshëndetur gjithë besimtarët bektashian me rastin e kësaj feste. Kjo festë në këtë ditë pranvere, përveç gjenerimit të këtij besimi, kujtohet dhe si dita e fitores së demokracisë, pasi 12 vjet më parë kjo ka qenë data e zgjedhjeve të para të lira.
Si është themeluar
Bektashizmi është themeluar nga haxhi Bektashi. Ajo është një shkolle shpirtërore, që lindi në Anadoll, për të siguruar lehtësinë e jetës sociale në lidhje me fenë në periudhën e një konflikti të madh mes feudalesh (bejlerësh) të asaj kohe. Kjo festë është shpallur heretike në Turqi si sekt dhe për arsye politike, pasi me të u identifikuan dhe jeniçerët, që politikisht u bënë problem për Sulltanatin e në 1800 u shtypën me dhunë. Nga ajo kohë ata u larguan nga Turqia dhe ngritën “strehën” e tyre në Shqipëri. Këta besimtarë, nuk i ndjekin ritet në mënyrë standarde, falen dhe luten në çdo orë të ditës. Ky besim është quajtur liberal, pasi gratë nuk rrinë me ferexhe dhe gjatë ceremonive falen në të njëjtat ambiente me burrat.