Hasi, zv/trajner i Anderlehtit
• Futbollisti shqiptar Besnik Hasi ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë në përfundimin e këtij sezoni.
Lojtari i Cercle Bryzhit është ftuar për të qenë pjesë e stafit të Anderlehtit për sezonin e ri. Hasi është shumë i interesuar për një rikthim eventual te Anderlehti, ku ai ka luajtur për disa vite. "Tani nuk jam më i ri dhe pesha e moshës ka filluar të ndihet gjithnjë e më shumë. Mendoj se më e mira që mund të bëjë, është t'i jap fund karrierës sime në muajin qershor. Kam ndjekur në Shqipëri një kurs trajnerësh, që do të më lejojë t'i hyj kësaj karriere", ka thënë futbollisti. Sipas medias është arritur një akord me drejtuesit e Anderlehtit dhe ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare dhe ky i fundit sezonin e ardhshëm do të jetë zv/trajner i Anderlehtit.