Miqësorja me Poloninë 'vulos' të ardhmen e Hanit
• Kanë mbetur edhe nëntë ditë nga afati kohor që drejtuesit e futbollit polak i kanë vënë Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje miqësoren e planifikuar për në 27 maj.
JETMIR HALILAJ
Federata polake njoftoi palën shqiptare dy javë më parë se nëse nuk do të hiqej pezullimi i Shqipërisë nga FIFA e UEFA deri më 20 prill, atëherë ata do të kërkonin një tjetër kundërshtar. Duke parë zhvillimet më të fundit në Shqipëri në lidhje me plotësimin e kërkesave të FIFA-s nga ana e MTKRS-së, ka shumë gjasa që rikthimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të mos bëhet brenda datës 20 prill dhe kjo komplikon shumë gjëra për Kombëtaren shqiptare.
Ari Han
Herën e fundit që trajneri i Kombëtares shqiptare ishte në Shqipëri, tha se nëse anulohej edhe miqësorja me Poloninë ai do të rishikonte pozicionin e tij në krye të Kombëtares shqiptare. Planet e tij për ta nisur si duhet punën në krye të pankinës kuqezi u prishën për shkak të anulimit të dy miqësoreve në muajin mars, të cilat do të ishin një test i mirë për përfaqësuesen tonë dhe Han do të mund të krijonte një ide më të qartë për mënyrën se si do të punonte në të ardhmen. Sikur të mos mjaftonte kjo, është në prag të dështimit edhe miqësorja me Poloninë, çka do t'i mohonte sërish mundësinë trajnerit për të provuar skuadrën dhe për të punuar normalisht. Deri tani ai nuk ka drejtuar asnjë ndeshje të përfaqësueses dhe nëse dështon edhe miqësorja e planifikuar për në muajin mars, atëherë për trajnerin dhe për ekipin Kombëtar gjërat do të vështirësohen tej mase, sepse skuadra do ta niste edicionin (në shtator) pa u përgatitur si duhet, gjë që mund të ndikojë edhe në largimin e holandezit.
Sinjalet
Muaji prill duhej të ishte shumë i ngjeshur port teknikun e Kombëtares shqiptare, pasi do të shikonte nga afër disa nga futbollistët e përfaqësueses që luajnë në kampionatin ukrainas, por në fakt ai ka preferuar të bëjë një vizitë turistike në Kinë. Të hënën Federata njoftoi se tekniku kishte shkuar në Reutlinger të Gjermanisë për të inspektuar nga afër terrenin ku është planifikuar të luajë Shqipëria kundër Polonisë, por holandezi ndodhej që në fundjavë në Kinë, madje kishte parë ndeshjen e kampionatit kinez Bejing-Shandong. Krerët e FSHF-së siguruan se bëhej fjalë vetëm për një vizitë për turizëm e trajnerit, por nuk përjashtohet mundësia që tekniku të ketë qenë në vendin aziatik për t'i dhënë duart stolit kuqezi, duke qenë se ende nuk po arrin të fillojë nga puna.
Heshtje për Kupën
Në opinionin sportiv apo në media janë përfolur tej mase dy ndeshjet e fundit të Kupës dhe janë hedhur hije dyshimi për kompromise mes skuadrave. Megjithatë, nga organi më i lartë i futbollit shqiptar, FSHF nuk ka pasur asnjë reagim. Zyrtarët e tij janë mjaftuar vetëm me një ngritje supesh duke thënë se nuk mund të bëjnë asgjë, pasi nuk kanë prova se ka pasur kompromis.