Protestë në Himarë: Policia rrahu të ndaluarit
• HIMARE - Ndalimi për disa orë në postën e policisë së Himarës i dy banorëve shkakton protestë në qytezë.
Të afërmit e Erjon Rrapit dhe Manol Zotos e më pas dhe banorë të tjerë janë mbledhur dje para postës, duke reaguar ndaj dhunës sipas tyre që policia ushtroi ndaj të rinjve. Rrapi dhe Zoto u shoqëruan në polici dy ditë më parë, pas një konfrontimi me forcat e rendit pas një ballafaqimi me ta. Pas shoqërimit në rajon, të njohurit e tyre reaguan, duke u shprehur se të rinjtë janë keqtrajtuar nga policët. Ata kanë kërkuar lirimin e të afërmve duke u shprehur se janë të pafajshëm, por të ndaluarit u lanë të lirë vetëm mesditën e djeshme. Sapo kanë dalë ata kanë kërkuar të bëjnë kallëzim penal për të dy punonjës policie që sipas tyre i kanë keqtrajtuar. Mospranimi i marrjes së denoncimit ka shkaktuar irritim, duke bërë që pasditen e djeshme rreth 30 vetë të mblidhen sërish para postës së policisë. Punonjës të policisë kanë tentuar të qetësojnë situatën, por nuk kanë arritur, madje duke u konfrontuar me banorët. Pas një ore nga protesta policia ka pranuar të marrë denoncimin e dy personave të cilët pretendojnë se janë keqtrajtuar nga policia dhe vetëm në mbrëmje situata është normalizuar. Sapo ka marrë njoftimin për ngjarjen, policia e Vlorës është nisur drejt Himarës për të zbardhur se çfarë ka ndodhur në postën e policisë dhe nëse është ushtruar dhunë ndaj të shoqëruarve. q.b