Rikard Ljarja thyen heshtjen, i rikthehet kujtimeve
• Për t'i organizuar një ditëlindje mes miqsh, në një ceremoni modeste, rrethuar nga kolegë, të duhen kohë ta bindësh "Artistin e Merituar", Rikard Ljarja.
ANILA MEMA
Aq sa të vështirë e ka të flasë, aq edhe nuk parapëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Prej kohësh ka zgjedhur të bëjë duel me heshtjen! Të identifikohet me të! Dje është shfaqur para miqve, para medias gjithashtu! Për një detyrim shpirtëror ndaj miqve, kolegëve të tij, me të cilët rrugëtoi në këto 65 vite. Shpejton të thotë ato çka duhen thënë, falënderimet e mundshme, pa harruar batuta. Shkurt dhe prerazi! Sepse edhe ditëlindjet heshturazi i ka kaluar, qofshin dhe përvjetorë.
***
Sot ndihet një 65-vjeçar dhe qesh teksa në duar mban tufën me trëndafila të kuq! Para kamerave, ai burrë me zë të trashë prej basi, me sy kafe poshtë vetullave të trasha, di mirë të serviret, me finesë të të kthejë përgjigje për rolet, filmat, skenarët, për të cilin të gjithë janë si gishtat e dorës. Dje, Arkivi i Filmit Shqiptar kishte nxjerrë nga raftet e tij shirita të tërë filmikë, ku ndërthureshin role të pafundmë të tij, personazhe plot jetë, që i rikthyen në kujtesë mjaft emocione, ndonëse vështirë e ka të të flasë për to. "Është një jetë e tërë në terren, në mal, në fushë, në borë, në shi. Jo vetëm unë, por e gjithë Kinostudioja ka punuar. Dhe nuk do të doja t'u kthehesha sërish, t'i ribëja, s'kam çfarë u bëj më shumë", thotë ai. E kur Xhevdet Ferri i afrohet dhe e pyet se, a është e vërtetë që dikur njerëzit kur i pyesnin se me kë kishin qenë në darkë në shtëpi, ata thoshin: me gruan, fëmijët dhe Rikard Ljarjen? E aktori ia kthen me të shpejtë dhe duke qeshur: Është e vërtetë, dikur, në vitet '70-'80 e ca më vonë, unë isha i pranishëm thuajse çdo natë në ekranet e TVSH, e ndoshta shqiptarëve u isha bërë dhe pak i bezdisshëm. Por kjo ishte një barcoletë pozitive, jo negative!".
***
"Ditëlindjen e kam në datën 1 prill, por gjithmonë e festoja në datën 3, sepse atëherë merrja rrogën", tregon aktori dhe gjithë salla nuk resht së qeshuri. Shumëkush e kujton si Deda mbi shtyllë në "Rrugët e bardha", por rolet e tij, me të cilët identifikohet janë edhe komisari te "Kur zbardhi një ditë", mësuesi Dritan Shkaba te "Komisari i dritës", Rrema në "Shtigje lufte", Skënder Guri te "Duel i heshtur", Perlat Pëllumbi në "Ngadhënjim mbi vdekjen", Gaqo tipografi në "Rrugicat që kërkonin diell", inxhinier Tosi në "Ilegalët" e shumë të tjerë. "Rolet e mi s'janë heronj të partisë. Janë njerëz të thjeshtë. Figurat që kemi interpretuar janë pak skematike, është e vërtetë. Dhe të gjithë aktorët dhe regjisorët jemi përpjekur t'u japim mish e gjak, që t'u heqim sadopak skemën. Si te "Rrugë të bardha". Ai ka një mision të jashtëzakonshëm simbolik. Ai lidh njerëzit. Sot ka edhe internet, atëherë lidheshim me tela. Kjo është shumë njerëzore. Të lidhen njerëzit, të bashkohen, të komunikojnë. Ato figura skematike të shkruara atëherë, të gjithë jemi munduar t'i japim mish e gjak", tregon Ljarja.
***
Përveç aktrimit, filmi i parë i tij që ka realizuar si regjisor është "Në pyjet me dëborë ka jetë", 1978. Një film që në jetën e tij shënon edhe një tjetër përvjetor. Njohjen me aktoren Marjeta Ljarja, bashkëshorten e tij! Një film që ka lënë gjurmë në kujtesë për të dy. Megjithatë, si regjisor, filmi më i arrirë i tij është "Kur hapen dyert e jetës", i cili u realizua në vitin 1986, ku Rikardi ishte edhe autor i skenarit. Ky film u nderua me çmimin "Aleksandër Moisiu" për vitin 1987 dhe u nderua me çmimin e dytë në Festivalin e VII të Filmit Artistik Shqiptar. Aktorët Petrit Malaj (për rolin e mjekut) dhe Reshat Arbana (për rolin e kryetarit) u nderuan me Medalionin e Festivalit. Për meritat e tij aktoriale dhe regjisoriale, vetë Ljarja është nderuar me titullin "Artist i Merituar". E kur e pyet se ku është ndjerë më mirë, në aktrim, regjisurë a të shkruarit skenar, nuk di të dallojë, nuk di të ndajë: më duket se e kam ndjerë veten kudo normal. Kam qenë në ujërat e mia. Ndoshta nuk mund të bëhesha futbollist", thotë artisti. E ndonëse Rikard Ljarja ka vendosur të identifikohet me heshtjen në dukje, në të vërtetë pas këtij tisi, aktori vazhdon të shkruaj, vazhdon të punojë, të mbjellë tulipanë në Shkodër, qepë e hudhra. Janë gjëra që i bën dendur. "Kam vite e vite që shkruaj. Kam botuar një libër, se si më duket të botoj, sikur u hyj në hak atyre që e kanë profesion. Po unë shkruaj. Sot është i lirë kushdo të shkruaj. Laps e letër ka sa të duash. Ka edhe shtypshkronja e botues, por nuk ka sponsorë, pasi botuesit kërkojnë para. Megjithatë unë kam një libër dhe besoj se së shpejti do ta botoj", thotë dhe me kaq mjaftohet, iu bën bisht kamerave, medias! Mjaft foli sot, mjaft theu heshtjen! I fton të gjithë të ngrenë nga një gotë. Sikur të lezeton - thotë.
Në një familje...
Bashkëshortja, gjithashtu aktore e njohur, Marjeta Ljarja, më mirë se kushdo tjetër, që ka ndjekur çdo ditëlindje të tij, tregon se vitet mes tyre kanë vite plot jetë, vite të bukura e plot vështirësi, por kur ke fuqi t'i kalosh, çdo gjë bëhet më e bukur. "Ne në përgjithësi i kemi kaluar në heshtje, nuk kemi qenë pranë medias, pak e kemi shfrytëzuar, por sot e kishim detyrim shpirtëror ndaj të gjithë kolegëve, se ky është një vlerësim shumë i bukur, kështu që ishte rasti për t'u takuar, falënderuar dhe për t'u kënaqur në këto momente të bukura", thotë ai. Ndërkohë në ceremoni i shoqërojnë edhe dy fëmijët, e bija Lorena, dhe i biri, i cili së shpejti do të diplomohet për arkitekturë. "Të dy janë jashtë fushës së artit dhe për këtë ne jemi të kënaqur, sepse për profesionin tonë erdhën kohë të vështira", thotë Marjeta.
Marjeta: Kur dëbora shkriu për ne
Për herë të parë kanë luajtur së bashku te filmi "Në pyjet me dëborë ka jetë", realizuar në vitin 1978, regjinë e së cilit e ka realizuar vetë Rikard Ljarja. Ka qenë gjithashtu dhe hera e fundit që çifti ka luajtur së bashku. "Kanë qenë kohë të bukura dhe ky film është një nga arsyet që unë nuk kam dashur të punoj më tepër me të, dhe që kam dashur ta ruaja si poezi të veçantë për ne, për lidhjen tonë", shprehet Marieta - në atë film jemi dashuruar, jemi lidhur, një lidhje e natyrshme shumë e menjëhershme, nga e cila kanë kaluar 30 vjet". E megjithatë, ndonëse ka qenë një film plot dëborë, për ta dëborë nuk ka. "Pavarësisht se kemi kaluar një periudhë të vështirë, të cilat janë të natyrshme në shumicën e çifteve shqiptare, kjo është një e shkuar. Çdo sakrificë gjithmonë përplaset në familje, ndryshimi është se jemi persona publikë", tregon ajo. Ndërkohë kujton çastet e xhirimeve, dëborën, skitë, e merr malli për të.