E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga falsifikatorit në Tiranë, bëri pensionistë mbi 200 persona

• TIRANE - Zbulohen dokumente dhe libreza të falsifikuara që dyshohet se përdoreshin për mashtrime me pensionet e padrejta nga të cilat kanë përfituar rreth 200 persona.

 Rasim Veizi, 55 vjeç, banues në Allias të Tiranës, është ndaluar nga shërbimet e Antidrogës dhe të Antikrimit Ekonomik, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Të mërkurën në mbrëmje në banesën e tij, policia gjeti dhe bllokoi një sasi të konsiderueshme dokumentesh false, si certifikata, libreza pune, ushtarake e libreza pensionesh. Burimet kanë sqaruar se, në listën e dokumenteve të bllokuara janë një sasi e konsiderueshme deklaratash dore, për përfitim pensionesh të personave të ndryshëm. Dokumentet ishin në emër të personave të ndryshëm, të cilave iu ishin bashkangjitur edhe fotografi të tyre. Arrestimi Veizit është pohuar nga policia e kryeqytetit, sipas të cilëve, në banesën e tij janë gjetur e bllokuar edhe dokumentet. Sipas bluve, në shtëpinë e Veizit janë bllokuar 39 certifikata personale dhe familjare, 15 libreza dhe 3 libreza ushtarake. Po kështu agjentët e policisë kanë bllokuar 69 copë dokumente të ndryshme të Rasim Veizit, si dhe në emër të të afërmve të tij, si certifikata personale dhe familjare, deklarata noteriale, aktmarrëveshje, fatura bankare, vërtetime punësimi etj.
Veç tyre, policia gjatë këqyrjes së kryer të banesës, ka bllokuar 63 vërtetime të ndryshme, 26 fotokopje librezash pune. Dokumentet u gjetën nga policia, gjatë kryerjes së një operacioni antidrogë, ku u kapën 2 persona me një sasi prej 30 gramë heroinë.                                     d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›