UEFA, Bajern kalon "in extremis"
• Gjermanët e Bajernit të Mynihut vazhdojnë aventurën e tyre evropiane pas kualifikimit të regjistruar vetëm dhjetë sekonda nga përfundim i kohës shtesë në të cilën kaloi kjo sfidë pas barazimit 1-1 të 90 minutave të rregullta.
Sulmuesi italian, Luka Toni është heroi i këtij takimi me dy gola në pesë minuta. Në gjysmëfinalet e Kupës UEFA avancojnë edhe Fiorentina e cila ka gjunjëzuar në Holandë, vendasit e PSV Eindhoven me rezultatin 2-0. Në Portugali, Glasgou Rejnxhers ka triumfuar në shifrat 2-0, kundër Sportingut, ndërkohë që në gjysmëfinale pret përballjen e vjollcat e Prandelit. Në sfidën ndërmjet Zenitit dhe Leverkusenit, rezultati 1-0 për gjermanët vlen vetëm për statistikë, pasi kampionët e Rusisë e kishin siguruar kualifikimin. Djemtë e Advokat duhet të kalojnë provën me bavarezët.