E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Pango-Duka, takim në Pallatin e Brigadave

• Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, do të organizojë sot në orën 19.00 një pritje në Pallatin e Brigadave, me rastin e ftesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO, në të cilin do të jenë të ftuar personalitete të larta.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të cilët në praninë edhe të presidentit Topi pritet të zhvillojnë një takim mes tyre për të diskutuar në lidhje me konfliktin e shtetit me FSHF-në. "Nga UEFA nuk kemi pasur asnjë sinjal, pasi ata janë në pritje të hapave që do të ndërmarrë shteti shqiptar për të plotësuar kërkesat që ka vënë kjo organizatë - tha sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Arben Bici - Ka mundësi që nesër (sot) presidenti i FSHF-së të takohet me presidentin Topi dhe me ministrin Pango për të diskutuar". Gjatë kohëve të fundit nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri nga MTKRS, megjithëse Pango deklaroi pak kohë më parë se do ta firmoste statutin, por me rezerva, me qëllim që neni 60 të ndryshohej në Asamblenë e radhës të FSHF.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›