E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasting: Po pres zgjedhjet e pas 4 viteve



Anëtar i Kongresit amerikan, bashkëkryetar i Komitetit amerikan të Helsinkit, Alcee Hastings, i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë në Vjenë u shpreh se Shqipëria po maturohet shpejt. Sipas Alsat TV, Hasting ka theksuar se “unë po pres zgjedhjet e ardhshme pas katër vitesh! Mendoj që të njëjtët individë duhet të ndalen ne çështjet që janë vitale për ta. Koalicioni i sotëm që drejton vendin, duhet të vazhdojë të ruajë vëmendjen e Komunitetit Ndërkombëtar, i cili është i fokusuar për të ndihmuar Shqipërinë që të bëhen hapa të mëtejshëm përpara”. Ndërsa anëtari Christian Miesch ka deklaruar se “nuk ka asnjë vend në botë, ku zgjedhjet të mos kalojnë pa gabime të vogla. Por unë kam mbetur i habitur, që zgjedhjet në Shqipëri, me sistemin e ri, u zhvilluan në rregull. Për mua, pjesa teknike e zgjedhjeve ishte krejt në rregull”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›