E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PD të mos zvarrisë arritjen e kompromisit”



Partia Socialiste i kërkoi dje PD të mos zvarrisë arritjen e një kompromisi për krizën politike. Sekretari organizativ Blendi Klosi tha dje se “PS rithekson edhe njëherë qëndrimin e saj në mbështetje të tryezës së dialogut dhe i bën thirrje maxhorancës së Sali Berishës që të mos injorojë vullnetin e mirë të Partisë Socialiste për dialog dhe të mos zvarrisë me kot arritjen e një kompromisi”. “Qëndrimi i Partisë Socialiste është i qartë: hetim i plotë i zgjedhjeve pa ndryshim rezultati; një qëndrim parimor i bazuar në vlerat e standardet evropiane të demokracisë, në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe institucioneve të pavarura të Shqipërisë”, u shpreh Klosi. Duke sqaruar se çfarë kërkohet të arrihet përmes këtij hetimi, Klosi tha se “ky është një qëndrim parimor sepse me anë të këtij hetimi, Partia Socialiste nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve, por dhënien fund njëherë e mirë të historisë së manipulimit të zgjedhjeve”. “Një qëndrim në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, sepse Kushtetuta dhe ligji i njohin Partisë Socialiste të drejtën e hetimit të plotë të zgjedhjeve. është refuzimi i Sali Berishës për t’i njohur opozitës këtë të drejtë, që përbën një shkelje të hapur të Kushtetutës”, u shpreh Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›