E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wisner: Shqiptarët do të bëjnë të tjera kompromise

Prishtinë -Ish-ndërmjetësi amerikan për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner deklaroi se detyrat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë marrë fund, sikurse edhe detyrat me Rezolutën 1244. Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, të Prishtinës, Wisner është shprehur i kënaqur me dinamikën e zhvillimeve pas shpalljes së pavarësisë, ndërkohë ka kritikuar qëndrimin negativ të Beogradit ndaj Kosovës.

Gjithashtu, diplomati amerikan tha se qeveria e Kosovës ka të drejtën e vet sovrane të plotë që ta refuzojë planin 6-pikësh dhe ka mirëpritur qëndrimin pozitiv të Kosovës për shtrirjen e misionit EULEX. Ky mision-sipas Wisnerit,-do ta ruajë unitetin e Kosovës.

Wisner po ashtu ka shtuar se nuk pret kompromise të tjera nga ana e shqiptarëve të Kosovës, veç atyre të bëra me Pakon e Ahtisaarit. Ai ka thënë se do të kalojnë vite para se Beogradi të pranojë plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe realitetin e ri të krijuar në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›