SV Ried i Salihit fiton 3-0

SV Ried i Hamdi Salihit regjistroi një fitore spektakolare 3-0 me LASK Linc, në derbin e Austrisë së Siperme.
Sulmuesi i Kombëtares luajti për 82 minuta, teksa u zëvendësua nga Dxhokic Rade kur rezultati i takimit ishte vendosur.
Golat për SV Ried u realizuan nga Dospel (25'), Brener (40') dhe Akagunduz (79).
Me këtë fitore ndaj LASK të vendit të dytë, Ried u ngjit në vendin e katërt me 23 pikë, po aq sa Mattesburg i vendit të tretë.