Shpërthen Krivbasi i shqiptarëve

Krivbasi i katër shqiptarëve arriti një fitore madhështore me Shaktar Donteskun edhe pse me rezultat të ngushtë 1-0. Ky ishte dhe kryelajmi i faqeve sportive ukrainase. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 81-të nga Sergei Motuz. Të katër lojtarët shqiptarë: portieri Hidi, mbrojtësi Ndreka, mesfushorët Bulku dhe Bylykbashi luajtën gjatë gjithë takimit. Mesfushori Ervin Bulku (40') dhe portieri Isli Hidi (91') u ndëshkuan me karton të verdhë.