Haxhi: Qeveria nuk na kërkoi mendim
27/11/2004
Artan Haxhi, kryetar i Bashkisë së Shkodrës, është shprehur dje se investimet e qeverisë për Shkodrën gjatë këtij viti kanë qenë të papërfillshme. Haxhi tha se e njëjta mungesë transparence po vihet re dhe në projektbuxhetin e hartuar nga qeveria për vitin 2005. "Në fillim të vitit fondet kanë qenë 0 lek, ndërsa pas periudhës së shitjes së Bankës së Kursimeve janë akorduar nga Buxheti i Shtetit 25 milionë lekë të reja, nga këto 20 milionë shkuan për ndërtime, dhe 5 milionë për një ujësjellës", shprehet kryebashkiaku i Shkodrës. Ai shton se dhe në projektbuxhetin e këtij viti, nga ana e qeverisë nuk u është bërë asnjë ftesë për bashkëpunim, si dhe nuk është dhënë asnjë informacion gjatë hartimit të projektbuxhetit. "Ne nuk jemi njohur me projektbuxhetin e vitit 2005. Ka një mungesë totale të transparencës, nga ana e pushtetit qëndror. Nuk jemi thirrur asnjëherë, pra ne nuk kemi asnjë informacion. Por, ç'është më e keqja, edhe në projektbuxhetin që na është dërguar mungon totalisht fondi i investimeve", tha Haxhi. Ndërkohë, duke iu referuar edhe viteve të tjera, kryebashkiaku i Shkodrës thotë se ky ka qenë ndër qytetet më të diskriminuara nga ana e qeverisë, duke e konsideruar këtë veprim edhe si hakmarrje politike. "Ka ardhur koha që kjo mendësi të ndryshojë", përfundon Haxhi.