PD paraqet pikat e reja për Buxhetin e Shtetit
27/11/2004 Në mes të dhjetorit, Partia Demokratike do të dorëzojë për diskutim në Kuvend projektbuxhetin e vet, paralel me të qeverisë. Për këtë pikë, në selinë e Partisë Demokratike, ditën e djeshme, janë thirrur të zgjedhurit lokalë të bashkive dhe komunave për të dhënë sugjerimet pranë ekspertëve. Më 3 dhjetor, kryetarët e bashkive do t'i paraqesin sugjerimet e tyre përpara grupit parlamentar dhe më pas do të vazhdojë puna dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe ekspertët për të gjithë zërat e projektbuxhetit.
Deklarata
Sekretari për Çështjet Ekonomike në PD, Edmond Spaho, tha në një konferencë për shtypin se "projektbuxheti i paraqitur nga qeveria, jo vetëm që nuk është transparent në hartimin e tij, por edhe është diskriminues për biznesin e vogël, dhe nuk u përgjigjet kërkesave për shërbimet dhe investimet publike". Gjithashtu në kundërshtimet e opozitës bën pjesë dhe ulja e TVSH-së, e cila, sipas demokratëve, në këtë projektbuxhet është rritur me 220 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar.
Ndër pikat më të kontestuara të opozitës, për këtë projektbuxhet është lejimi i transferimit të fondeve nga një bashki në tjetrën gjatë procesit të zbatimit projektbuxhetit. Kjo e drejtë i është dhënë Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Sipas ekspertëve të PD-së, kjo pikë e projektbuxhetit mund të përdoret nga socialistët në funksion të fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2005. Sipas tyre, një praktikë e tillë synon t'u marrë fondet bashkive apo komunave të kryesuara nga opozita, për t'ia kaluar më pas zonave, të cilat konsiderohen si bastione të socialistëve. Një veprim i tillë synon në përdorimin e fondeve për çështje elektorale.
Arsimi dhe shëndeti
Fondet e dhëna për arsimin, shëndetin dhe shërbimet e tjera sociale, janë hallkat, të cilat do të përbëjnë bazën e kundërshtimeve të opozitës në seancën e miratimit të projektbuxhetit për vitin 2005. Sipas PD-së, shtesa në buxhet e dhënë për arsimin në vitin 2005, është thuajse 40 për qind më i ulët se ai që është dhënë për Kryeministrinë. Për selinë blu, një veprim i tillë vjen në kohën kur nevojat për arsim dhe ristrukturim të ambienteve shkollore janë gjithnjë në rritje. "Në rast se për arsimin janë shtuar 90 milionë lekë, për vitin 2005, Kryeministrisë i është akorduar një shtesë prej 153 milionë lekësh, ose rreth 15 milionë dollarë më shumë se vitin e kaluar", shpjegon sekretari për Çështjet Ekonomike në PD, Edmond Spaho. Kjo gjë ka ndodhur dhe në sektorë të tjerë si shëndetësia dhe sektorë të tjerë socialë. Në projektbuxhetin, që do të hartohet nga PD-ja, janë parashikuar ulja e taksave, si dhe shtimi i shpenzimeve në sektorët publikë, që, sipas burimeve në PD, do të jenë të ngjashme me projektbuxhetin e vitit 1997.
Çështjet e piketuara nga PD
Rritja e të ardhurave në buxhet nga Taksa e Vlerës së Shtuar me 220 milionë lekë
Shtesa e buxhetit të Kryeministrisë me 153 milionë lekë, 40% më shumë se arsimi
Ulja e fondeve për arsimin me 0.3 për qind krahasuar me vitin 2004
Mospërfshirja e listës së investimeve në buxhet, për çdo bashki dhe komunë
Taksat për biznesin e vogël
Mungesa e transparencës në hartimin e këtij projektbuxheti
Lejimi i transferimit të një fondi nga një bashki në tjetrën