Januci “Italianët po humbasin rastin me Shqipërinë”
27/11/2004 Investimet italiane nuk përbëjnë shumicën në Shqipëri, megjithë afërsinë gjeografike dhe mentalitetin që i afron dy popujt. Ky fakt i ka rënë në sy ambasadorit italian, Januci, i cili i ka bërë thirrje investitorëve italianë të kthejnë sytë nga Shqipëria.
“Ju po humbisni rastin”, iu drejtua ai sipërmarrësve italianë.
Instituti Italian për tregtinë e jashtme ka mbledhur dje investuesit italianë, pjesëmarrës në panairin “Klik Ekspo Grup”. "Pse investues të tjerë investojnë në Shqipëri, ndërsa italianët ngurrojnë ende?", ishte pyetja që u bëri ambasadori Masimo Januci, investitorëve italianë. Sipas të dhënave, vetëm 10 për qind e importeve që hyjnë në Shqipëri vijnë nga Italia, ndërkohë që niveli i eksporteve në drejtim të këtij vendi është shumë më i vogël. Sipërmarrjet italiane përbëjnë numrin më të vogël të biznesve dhe më shumë janë përqendruar në aktivitetin e përpunimit të produkteve gjysmë të gatshme. Përfaqësues të biznesit italian kanë bërë gjithsesi një oponencë të fortë në diskutimin e paketës fiskale, duke kujtuar se shumë nga taksat e aplikuara janë të dyfishta dhe i marrin frymën biznesit, duke ulur interesin e investitorit të huaj.