Zogu: Bashkëpunim dhe me PS-në për qeverisjen
27/11/2004 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar nuk e përjashton bashkëpunimin me socialistët në rast se kjo force politike do të jetë fituese e zgjedhjeve të 2005-s. Pretendenti i Fronit Mbretëror, njëkohësisht dhe kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Leka Zogu, tha dje, në një intervistë televizive, se lëvizja që ai përfaqëson është e gatshme për bashkëpunim me çdo parti politike, qoftë kjo edhe e majtë, në rast se kjo e fundit do të jetë fituese e zgjedhjeve të 2005-ës, pavarësisht se shumcia e partive të bashkuara me LZHK-në paraqiten me program të djathtë. "Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo parti politike, e majtë apo e djathtë, në rast se kjo i shërben interesave të kombit. Ne jemi lëvizje gjithëpërfshirëse dhe nuk shohim as majtas e as djathtas", tha Leka Zogu. Por, pavarësisht nga aleancat e mundshme me të majtët, monarkistët duket se i qëndrojnë strikt idesë së tyre për zhvillimin e një referundimi, i cili do të vendosë mbi mënyrën e qeverisjes. Zogu ka deklaruar dhe një herë se familja mbretërore dhe PLL-ja, do të kërkojnë sërish zhvillimin e referundimit, ku populli do të zgjedhë nëse kërkon republikë parlamentare apo monarkike. "Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa jonë për zhvillimin e një referendumi dhe do ta ripërsërisim kërkesën tonë, më pas janë shqiptarët ata që vendosin", tha pretendenti i fronit. Formimi i LZHK-së, solli dhe fundin e aleancës si dhe ftohjen e një sërë partish të djathta me partinë më të madhe të opozitës, PD-në. Formimi i LZHK-së solli dhe tronditjen e parë në kampin e opozitës, e cila nuk kishte njohur përçarje që prej një kohe të gjatë. Me lëvizjen e formuar nga monarkistët nuk u bashkuan vetëm republikanët, të cilët ruajtën pozitat e tyrë në koalicionin me PD-në. Gjithsesi, dje pretendenti i Fronit nuk përjashtoi as bashkëpunimin me socialistët