PS tëhiqet nga hetimet ndaj Sali Berishës
27/11/2004 Deputetët e Partisë Socialiste janë tërhequr nga kërkesa e tyre për të ngritur një komision hetimor ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Burimet kanë bërë të ditur se kërkesa e paraqitur dy javë më parë në mbledhjen e Grupit parlamentar, nuk është konkretizuar asnjëherë deri më tani. Madje, kjo çështje ka mbetur vetëm në kuadrin e deklaratave dhe të "presioneve". Burimet thanë dje se vetëm një grup i vogël në PS vijon të këmbëngulë për këtë komision hetimor, ndërsa pjesa më e madhe e deputetëve janë shprehur se asgjë nuk është marrë zyrtarisht. Në mbledhjen e dy javëve më parë të Grupit parlamentar, deputeti Erion Braçe ka paraqitur kërkesën për 4 komisione hetimore ndaj Berishës. Trafiku i armëve, i karburantit, zhdukja e personave dhe dhënia e nënshtetësive nga viti 1992 deri në vitin 1997, janë çështjet për të cilat socialistët kanë kërkuar komisione hetimore. Madje, për nënshtetësisë janë hedhur hipotezat se janë mbështetur persona të dyshuar për terrorizëm.
Reagimi
Burimet kanë bërë të ditur se në mbledhjen e Grupit parlamentar socialist të ditës së martë do të rihapet kërkesa për komisionet hetimore. Mësohet se në diskutimet e mëparshme dhe kreu i Grupit parlamentar është shprehur pro iniciativave të tilla, por më parë ai ka kërkuar që të paraqitet kërkesa konkrete. Megjithatë, duket se pas dështimit të iniciativës për të hetuar kreun e PS-së, Fatos Nano, socialistët do të tërhiqen dhe nga ideja për të katër komisionet hetimore. Aq më tepër duke u nisur nga fakti se, kjo çështje ka nisur të diskutohet në strukturat e socialistëve dy muaj më parë. Nga ana tjetër, kreu i demokratëve, Sali Berisha, është shprehur i hapur për deklaratat e dhëna nga deputetët e socialistëve.
Përgjigjja
Në një prononcim të dhënë rreth dy muaj më parë, kryedemokrati Berisha është shprehur se për nënshtetësitë ka zbatuar vetëm ligjet në fuqi. Për këtë çështje, ai ka theksuar se do të jetë i gatshëm të pranojë shqyrtimin e saj në kohën kur ai ka qenë president i vendit. Nga ana tjetër, ai ka sqartuar se ligji për nënshtetësitë është vlerësuar si prej ndërkombëtarëve ashtu dhe në arenën politike të vendit si një kontribut i vlefshëm dhe që ka ndikuar në lëvizjen e lirë të qytetarëve.