E Diel, 1 Nëntor 2026

PR: Kushte për emigrantët që duan të votojnë

27/11/2004  Republikanët kërkojnë më shumë lehtësira për lëvizjen e emigrantëve shqiptarë me banim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit, sidomos në kohë zgjedhjesh. Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Republikane, Aleksandër Garuli, tha dje se kjo çështje është një detyrim ligjor që ka qeveria shqiptare ndaj këtij grupi shoqëror, ndaj për këtë duhet të krijohen lehtësirat përkatëse. "Lehtësirat që duhet të krijojë shteti konsistojnë në dy drejtime. Së pari, në mundësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, që janë në procesin e legalizimit të dokumenteve dhe së dyti, me mbështetjen financiare të shtetit për të përballuar shpenzimet e udhëtimit, ose një pjesë të tyre, në varësi të distancës", tha Garuli. Gjithashtu Partia Republikane kërkon nga qeveria, që të nxjerrë aktet nënligjore për këtë qëllim, të parashikojë në Buxhetin e Shtetitit një fond të posaçëm për të përballuar plotësisht ose pjesërisht, sipas distancës, shpenzimet e udhëtimit. Garuli kërkoi që duke shfrytëzuar kontaktet me vendet pritëse, qeveria të mundësojë lëvizjen e lirë të emigrantëve tanë për të ardhur në Shqipëri ditën e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›