Haxhinasto: Hap drejt realizimit të aspiratës së shqiptarëve për të qenë qytetarë të BE-së

LSI përshëndet miratimin e raportit për vizat në PE
Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se vendimi i djeshëm i Komisionit të Jashtëm te Parlamentit Evropian për heqjen e vizave me Shqipërinë, është një hap tjetër i rëndësishëm drejt realizimit te aspiratës se shqiptareve për te qenë qytetare te Evropës se Bashkuar. Nënkryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto, u shpreh se kjo ecuri e pandërprere e procesit integrues të Shqipërisë reflekton vlerësimin pozitiv që PE dhe institucionet e tjera evropiane japin për reformat që po zhvillohen në vend.
Gjithashtu LSI kujton se palët politike duhet të nisin pa humbur kohë bashkëpunimin për reformën e re zgjedhore. Haxhinasto i bëri thirrje opozitës që të lerë menjanë mëritë e vjetra dhe të bëhet pjesë e dialogut.
Dy ditë më parë komisioni për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, i dha jetë projektit të rëndësishëm për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE. Me votë unanime, 43 pro, 2 kundër dhe vetëm 3 abstenime, eurodeputetët dhanë opinionin e tyre pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Pritet që në mes të muajit shtator, Parlamenti Evropian të hedhë në votim në seancë plenare raportin për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, për të marrë më pas vendimin final Këshilli i Ministrave të BE, në fillim të muajit nëntor.