E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Jemi larg standardeve të NATO

 

Lëvizja Socialiste për Integrim bashkohet me shqetësimet e shprehura nga misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit, në raportin e dytë paraprak të tyre për këto zgjedhje.
Kryetarit të KDK së LSI, Edmond Haxhinasto, gjatë një konference për mediat, tha dje se “nga vlerësimet specifike të partnerëve tanë ndërkombëtarë, mund të konkludohet që Administrimi Zgjedhor dhe Qeveria janë akoma shumë larg në plotësimin e standardeve për zgjedhje të lira e të ndershme, të denja për një vend anëtar të NATO-s”. “Presionet politike nga Qeveria mbi nëpunësit civilë dhe administratën publike për të marrë pjesë në aktivitete politike zgjedhore, ashtu si dhe përdorimi i fëmijëve në mitingje e aktivitete zgjedhore, duhet të ndalojnë. Paratë që përdoren nga Qeveria dhe nga Pushteti Vendor, për vepra dhe shërbime publike, janë para të taksapaguesve shqiptarë dhe jo para private të Kryeministrit, të Kryetarit të Bashkisë, apo të partive që përfaqësojnë”, u shpreh Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›