Haxhinasto: Sfidë, përmirësimi i jetës të të dëmtuarve nga minat

Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka deklaruar se sfida e qeverisë shqiptare është përmirësimi i cilësisë së jetës për të mbijetuarit nga minat.
Duke folur në një tryezë në organizuar për viktimat e minave, Haxhinasto theksoi se një nga angazhimet e qeverisë është që kësaj kategorie t`i ofrohet asistenca e nevojshme.
“Kjo kategori duhet të ketë akses ndaj shërbimeve dhe programeve dhe një nga objektivat e qeverisë është edhe intesifikimi i punës për gjetjen e burimeve financiare, riaftësimi dhe përfshirja e kësaj kategorie në jetën social-kulturore” theksoi Haxhinasto.
Sipas Haxhinastos është e rëndësishme të implementohet plani kombëtar i veprimit ku në hartimin e tij kanë marrë pjesë edhe vetë të dëmtuarit dhe kjo ka sjellë edhe një program më gjithëpërfshirës.
Më tej Haxhinasto shprehu angazhimin e qeverisë për të përmbushur të gjitha detyrimet që shërbimet shëndetësore ndaj kësaj kategorie të rriten.