Zhvillimet politike, Haxhinasto pret Wollfarth
TIRANE- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Ëollfarth kanë biseduar sot lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri.
Diskutimi mes Haxhinastos dhe Ëollfarth është përqënduar tek reforma zgjedhore, ku ministri i Jashtëm ka vënë theksin tek përshpejtimi i saj, si një reformë kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
Sipas Haxhinasto, ky proces duhet të vazhdojë të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë faktorët politikë. Ai theksoi gjuthashtu nevojën për ruajtjen e fokusit dhe rritjen e shpejtësisë për reformat tashmë pjesë e planit kombëtar për integrimin.
Duke e vënë theksin tek një hetim i plotë i ngjarjeve dhe ndëshkimin e fajtorëve, Haxhinasto dhe Ëollfarth e përqendruan bisedën e tyre edhe tek situata në rajon si dhe në zhvillimet e fundit në Maqedoni. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se incidentet e ditëve të fundit nuk kontriubojnë për bashkëjetesën dhe harmoninë ndëretnike, duke shtuar se ato duhen trajtuar me qetësi dhe maturi nga faktorët politikë atje.