Tiranë, parkim nëntokësor në sheshin Italia

Sheshi "Italia"
Bashkia e Tiranës nënshkroi sot një kontratë konçesionare për ndërtimin e një parkimi nëntokësor në kryeqytet, konkretisht në Sheshin Italia
Në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se, sipërfaqaja është një sipërfaqe e përshtatshme, afër 9 mijë metër katrorë, dhe se do të krijohen vende parkimi për rreth 1 mijë automjete. Në këtë zonë, tha Basha ka një nevojë të ngutshme për përmirësimin e trafikut, pas është një zonë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë qytetarët vuajnë trafikun e rënduar.
Kreu i Bashkisë u shpreh gjithashtu se ky projekt do të hapë edhe shumë vende pune për qytetarët e Tiranës, gjatë procesit të ndërtimit.
Ne jemi në proces të finalizimit të planit të ri urbanistik dhe paralelisht po ecim me projekte si, zgjatimi i Bulevardit, lumit të Tiranës apo edhe ndërtimin e një terminali për pasagjerët. Të gjitha projektet do të ishin të paplota nëse nuk do të kishim parkimet nëntokësore-tha Basha.