E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto kandidat përballë Ahmetaj

27/04/2005  Konkurenti i LSI-së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta prezantoi kandidatin për deputet të LSI-së në zonën zgjedhore nr.33, sekretarin ndërkombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinaston. Gjatë fjalës së tij në këtë miting, Meta theksoi se, nuk ndodhet vetëm si Kryetar i LSI-së, por edhe si banor dhe votues që do të votojë për deputetin e ardhshëm të kësaj zone, Haxhinasto. Meta nënvizoi se “jam i bindur se ne kemi kandidatin më përfaqësues të atyre vlerave më njerëzore, qytetare dhe kombëtare që përfaqësoni të gjithë ju. Jam i bindur që ne paraqesim si kandidat për deputet një njeri të pakonkurueshëm nga të gjithë kandidatët e partive të vjetra. Haxhinasto është njëri prej atyre intelektualëve të rinj, të cilët kanë përfunduar shkollat nga më të njohurat të SHBA-së dhe të Evropës, por që nuk shikojnë interesat e tyre të momentit dhe personale, por ndjejnë përgjegjësi qytetare dhe atdhetare për t’u përballur me sfidat dhe vështirësitë, me të cilat ndeshet vendi dhe gjithë shoqëria jonë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›