Sot nënshkruhet Kodi i Etikës
27/04/2005 Sot në selinë e Presidencës pritet të nënshkruhet marrëveshja më e fundit mes partive politike shqiptare. Burimet zyrtare, kanë bërë të ditur se Moisiu ka thërritur në një takim krerët e të gjitha partive parlamentare, për të nënshkruar kodin e etikës. Ndëkohë paraprakisht të gjitha partitë politike e kanë përshëndetur këtë inisiativë të Presidentit të Republikës, duke e cilësuar të domosdoshme dhe si një element të rëndësishëm për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Kodi i Etikës paracakton se partitë do të angazhohen të shmangin fyerjet, si dhe të paraqesin kandidatura konform ligjeve dhe Kushtetutës së Shqipërisë. Një vend të rëndësishëm ka zënë dhe elementi për paraqitjen e konkurentëve që nuk kanë konflikte interesi.