Lejet në kufi do të merren për të pasur më shumë siguri

27/04/2005 Islami përfundon vizitën në Kosovë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, përfundoi vizitën dyditore zyrtare në Kosovë. Ai zhvilloi takime me kryeparlamentarin Nexhat Daci si dhe me liderët e subjekteve kryesore politike, kryetarin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, me kryetarin e partisë ORA, Veton Surroi dhe me kryetarin e Listës serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç. Në takimin që u zhvillua mes kryeparlamentarit Daci dhe ministrit Islami u theksua se, Shqipëria dhe Kosova duhet ta thellojnë bashkëpunimin, sidomos në këtë fazë të rëndësishme në të cilën po kalojnë të dy vendet. "Ishte një kërkesë e përbashkët që të dinamizohet bashkëpunimi institucional, të zgjerohet në veçanti në projektet e përbashkëta, të interesit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, se është përgjegjësi e dy vendeve tona", ka theksuar Daci. Ministri Islami u shpreh se pas këtij takimi ka një pasqyrë më të qartë të gjithë asaj çfarë po ndodh në vendin tonë, duke mos i përjashtuar edhe incidentet e fundit në Kosovë. "Incidentet e fundit janë të karakterit sporadik dhe ekziston një vullnet i qartë nga i gjithë faktori politik kosovar për të menaxhuar dhe për të vepruar me efikasitetin maksimal, pra, për ta maksimalizuar efektin e veprimeve politike të klasës kosovare". Në takimin e ministrit Islami me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, u bisedua për zbatimin e mundshëm të vizave për hyrje në Kosovë të qytetarëve të huaj, ku përfshihen edhe shtetasit e Shqipërisë. "Kam kërkuar nga UNMIK-u që të mos ketë drejtësi selektive të lëvizjes vetëm për qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë, e në anën tjetër për ata të Malit të Zi dhe Serbisë të jetë e hapur", ka theksuar Thaçi. Ndërkaq, ministri Islami përsëriti se nuk është fjala për viza apo pengesa në kalimin e kufirit, por për një kalim më të lehtësuar të kufirit nëpërmjet një rregullimi të lëvizjes së tyre, që është në interes të imazhit të kufirit dhe të të dyja vendeve para Bashkësisë Ndërkombëtare.