Pogradec, gjykata lë në burg vrasësin me çekiç
POGRADEC- Gjykata e Pogradecit jep arrest me burg për 60 vjeçarin, i cili dy ditë më parë vrau me çekiç të dashurën e tij, Mirela Spahiu.
Vrasja tronditëse ndodhi të mërkurën në një hotel në dalje të Pogradecit.
Avokati mbrojtjës kërkoi që klienti i tij të shtrohej në një spital psikiatrik pasi, sipas tij, ndodhej në “gjëndje shoku psikologjik.” Por gjykata nuk mori parasysh kërkesën duke pranuar masën e arrestit me burg të kërkuar nga prokuroria. Hykellari akuzohet për vrasje me paramendim.
35-vjecarja, nënë e 2 vajzave, u masakrua me çekiç, nga 60- vjecar me të cilin kishte një lidhje intime prej tre vjetësh. Sipas policisë motivi i ngjarjes së rëndë ishte xhelozia. Policia e Pogradecit mundi të vinte në pranga autorin pak orë pas ngjarjes, i cili pranoi vrasjen. Halim Hykellari tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes me paramendim.
(ne foto viktima dhe autori i krimit)
(s.g/balkanWeb)