Përplaset me motor, vdes 19-vjeçari

Aksident / Foto arkiv
Një 19-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në Tepelenë.
Ngjarja ndodhi në aksin Levan-Tepelenë, ku 19-vjeçari Fatjon Kapaj, u përplas me një automjet teksa udhëtonte me motoçikletë.
I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të rënda.
Pas hetimeve paraprake, policia tha se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia e dy drejtuesve. / G.N.