Haxhiq ekstradohet në Hagë

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 13:22
I akuzuari për krime lufte, Goran Haxhiq, është ekstraduar në Hagë, ka konfirmuar ministrja e Drejtësisë e Republikës së Serbisë.
Në një takim të jashtëzakonshëm me gazetarë, Maroviq ka thënë se me këtë ekstradim, është përmbyllur periudha më e vështirë e bashkëpunimit të Serbisë me Tribunalin e Hagës.
Haxhiq është arrestuar të mërkurën në Frushka Gorë të Serbisë.
Ai akuzohet për krime lufte në Vukovar gjatë luftës me Kroacinë.