Heidi Klum: Flirtoj vetëm me bashkëshortin Seal
Bukuroshja gjermane Heidi Klum ka thënë se ajo flirton vetëm me burrin e saj, këngëtarin Seal. Supermodelja, e cila u martua me këngëtarin britanik në Meksikë në vitin 2005, ka thënë për revistën ‘In Style’ se do të ishte mosrespekt të flirtojë me meshkujt të tjerë. “Nuk flirtoj. Është mosrespekt ndaj burrit tim. Kurrë nuk do ta bëja këtë. Jam shumë e përkushtuar dhe ai po ashtu”, ka thënë modelja. Edhe më herët supermodeja është shprehur se asnjë mashkull tjetër nuk mund të zërë vendin e burrit të saj. Klum dhe Seal janë prindër të fëmijëve Henri, katërvjeçar, Johan, trevjeçar dhe katërmuajshes Lou. Klum po ashtu ka edhe një djalë pesë vjeçar i cili quhet Leni.
15 Janar 2010