E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, në ankand vepra arti me përmasa reale

Shtëpia britanike e ankandeve, Sotheby do të hap një ankand në datën 3 shkurt në Londër. Ankandi titullohet “Shitja e Veprave të Artit Impresionist e Modern në orët e mbrëmjes” i cili do të zhvillohet në fillim të muajt të ardhshëm dhe do të jetë i pari i këtij lloji në Londër që do të përfshijë tre vepra arti vlera respektive e të cilave pritet të sigurojë të ardhura prej më se 16.11 milion dollarë. Këtë vit shtëpia Britanike Sotheby në Londër pret që fitimet e këtij ankandi të jenë miliona paund, duke thyer kështu një rekord me veprat impresioniste e moderne mbarëbotërore. Pjesë e këtij ankandi do të jenë disa vepra arti të mjeshtrave impresionist e modern të panxjerra ndonjëherë në ankand. E veçanta e këtij ankandi do të jenë piktura të Pol Sezan e Gustav Klimt, si dhe një skulpturë e rrallë bronzi e mjeshtrit italian Alberto Xhakometi. Shitja e skulpturës prej bronzi “Njeriu që ecën 1” do të shënojë herën e parë që një statujë e Xhakometi me përmasa të tilla do të nxirret në ankand gjatë më se 20 vjetëve të fundit. Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që një skulpturë me përmasa reale do të nxirret në ankand. Sipas shtëpisë britanike të ankandeve Sotheby pret që kjo skulpturë, e punuar në vitin 1961, të shitet me një çmim prej më se 12 milion paund. Rekordi për një vepër të Xhakometi u vendos në Maj 2008 kur një skulpturë me përmasa reale e e cila paraqet një grua me titull "Debutimi i Zonjës së Madhe II" u shit me një vlerë prej 27.4 milion dollarë. “Është diçka vërtet e rrallë të shohësh vepra të tilla arti të nxirren në ankand. Në këtë rast kemi të bëjmë me tre kryevepra me vlerë më se 10 milion paund secila, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në një ankand në Londër. Kemi një skulpturë bronzi të Xhakometi, gjë e cila përbën një shembull të përkryer të punës së tij tepër cilësore, vepër e cila nuk është nxjerrë kurrë më parë në ankand ndaj mund të sigurojë një çmim të ri rekord për punimet e këtij artisti. Kemi gjithashtu një pikturë të Sezan e cila u përzgjodh për kopertinën e librit përmbledhës të Xhon Reuald mbi jetën e veprën e këtij artisti, si dhe një peisazh të mrekullueshëm të Klimt, gjë gjithashtu e rrallë në një ankand" tha Helena Njuman, zëvendës drejtoreshë e departamentit të Artit Impresionist e Modern Mbarëbotëror pranë shtëpisë së ankandeve Sotheby. Këtë vit shtëpia Britanike Sotheby, si asnjëherë tjetër pret që piktura e Klimt "Kirche in Cassone" (Kisha në Kason) të shitet me një çmim prej 12-18 milion paund. Punuar në vitin 1913 kjo pikturë është e vemtja ndër punimet e piktorit që ka mbërritur deri në ditët tona e që paraqet Liqenin e Gardas në Itali. Kjo pikturë dikur ishte pronë e bosit Austro-Hungarez të hekurit, koleksionistit Viktor Zuckerkandl e bashkëshortes së tij Paula ndërkohë që u zhduk në Vienë gjatë pushtimit nazist në prag të Luftës së Dytë Botërore, duke u rishfaqur sërish disa dekada më vonë. Tashmë ajo nxirret në ankand në bazë të një marrëveshje mes stër-nipit 81 vjeçar të pronarit fillestar dhe një koleksionisti privat europian në familjen e të cilit është ruajtur prej vitesh kjo pikturë, bëhet e ditur nga shtëpia e ankandeve Sotheby. Piktura e Sezan “Pishe e fruit syr yn tablë”, punuar në vitet 1893-1894, është vlerësuar paraprakisht rreth 10-15 milion paund e i përket periudhës kulmore të jetës profesionale të Sezan. Neëman beson se suksesi i një ankandi të ngjashëm të organizuar Nëntorin e kaluar, është një tregues pozitiv që nxit besimin tek suksesi i ankandit të ardhshëm. Sipas saj do të ketë gjithnjë koleksionistë të gatshëm të paguajnë për këto kryevepra arti.

15 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›