E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista zyrtare e të përndjekurve që janë dënuar me burgim

Masa e dëmshpërblimit që do iu llogaritet për një ditë burg
Të përndjekurit që janë dënuar me burgim do ta kenë më të lehtë të kalojnë procedurat e shqyrtimit të kërkesës për dëmshpërblim. Specialistët e Ministrisë së Drejtësisë tashmë e kanë një listë zyrtare me këto ish-të burgosur politik. Në këtë listë thuhet se
diktatura përndoqi me burgim rreth 1370 persona. Kjo është shifra zyrtare mbi të cilën po bëhen dhe kalkulimet mbi dëmshpërblimin që u takon këtyre ish-të përndjekurve. Në suplementin e radhës “Albania Shërbim”, po botojmë të plotë këtë listë zyrtare duke iu ardhur në ndihmë shumë familjeve të të përndjekurve të cilat janë në pritje të dëmshpërblimeve, ose edhe të atyre familjeve që deri më tani mund të kenë marrë vetëm këstin e parë të parave. Personat që janë të listuar më poshtë, për shkak se njihet zyrtarisht përndjekja e tyre, e kanë më të lehtë të kalojnë me sukses fazën e shqyrtimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Sidomos në rastet kur i përndjekuri vazhdon të jetojë akoma. Por, edhe në rastet kur i përndjekuri ka vdekur, janë trashëgimtarët që do t’i përfitojnë këto lehtësira. Sipas ligjit për dëmshpërblim, çdo i dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer në burg, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht në masën 2 000 (dy mijë) lekë në ditë. Sipas të njëjtit ligj, kur kërkesa mbërrin në Ministrinë e Drejtësisë për dëmshpërblim, pas regjistrimit të kërkesës, këtij dikasteri i lind përgjegjësia të hapë dosjen individuale dhe brenda 10 ditëve vepron si më poshtë: Kur nga shqyrtimi paraprak vëren se kërkesa nuk shoqërohet me dokument provues, e njofton kërkuesin për të plotësuar dokumentet duke i dhënë informacion për zyrën shtetërore se ku mund t’i gjejë këto dokumente. Kur nga shqyrtimi paraprak provon se i dënuari politik nuk është gjallë dhe kërkesa nuk kryhet nga rrethi i familjarëve, të përcaktuar në këtë ligj, i dërgon njoftim negativ dërguesit në adresën e tij.

15 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›