Ndahet nga jeta në moshën 82- vjecare skulptori shkodran , Shaban Haderaj
Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare skulptori i njohur, Shaban Haderaj. Ai është nderuar me çmimin “Skulptor i popullit”, ndërsa është edhe Laureat i çmimit të Republikës. Skulptori i njohur njihet si bashkautor i monumentit. “5 heronjtë e vigut” që deri pak kohë me parë ka qenë i vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës. Haderaj ka qenë gjithashtu një ndër autorët e monumentit të pavarësisë në Vlorë. Shaban Haderaj ndërroi jetë në banesën e tij në Kryeqytet, ndërsa homazhet në nderim të tij do të zhvillohen sot paradite në Galerinë e Arteve.
15 Janar 2010