E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugh Hefner, 83-vjeçari ndahet nga të dashurat binjake

Krijuesi i revistës “Playboy”, Hugh Hefner, raportohet se është ndarë nga dy të dashurat e tij binjake. Hefner po krijon një lidhje shumë më serioze me Kristal Harris dhe ka kërkuar nga dy binjaket 20-vjeçare, Kristina dhe Karisa Shanon, të largohen nga shtëpia e tij Playboy Mansion dhe të zhvendosen në shtëpinë tjetër në afërsi Playmate House. “Kur ato menduan për këtë, menduan se vërtet ishte një ide e mirë. Ato tashmë do të jenë mikesha të miat, por nuk do të definohen si të dashura”, ka thënë Hugh. “Ato kanë qëndruar me shumë prej vajzave të tjera dhe kanë parë se po shëtisin nëpër vend për të bërë promovime. Ato do të pëlqenin ta bëjnë atë po ashtu”, ka shtuar 83-vjeçari.

15 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›