E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heidi Klum, nudo për revistën “GQ”



Top-modelja pozon për kopertinën e muajit mars. Heidi Klum tregon Hansin dhe Franzin, dy gjokset e saj, të pagëzuar nga ajo vetë me emra. Modelja gjermane pozon nudo për numrin e marsit të revistës “GQ” në Gjermani. E qeshur dhe me pamjen e një vajze të re, që nuk mërzitet përveçse për problemet e adoleshencës, top-modelja 35-vjeçare tregon fizikun e saj perfekt dhe lëkurën e pastër e plot dritë. Kjo falë efekteve speciale të fotoshopit. Këto efekte duken veçanërisht në ngjyrën e platintë të flokëve, buzëkuqin e shkëlqyeshëm me ngjyrë perfekte, aq të dashur nga bashkëshorti i saj. Forma e shkëlqyer e Heidit është një tregues edhe i jetës sentimentale, që në këtë periudhë është në fazat më të mira. Historia me këngëtarin Seal shkon për së mbari: me atë dhe dy djemtë, Henri dhe Leni, (njëri nga djemtë ka lindur nga një lidhje e mëparshme e top-modeles). Përballë objektivit Heidi transformohet për të marrë pamjen e një dive të vërtetë, duke lumturuar të gjithë fansat që presin me padurim ta shohin sa herë që ajo tregohet e gatshme. Kushedi ç’mendon Seal, i cili njihet si një bashkëshort shumë, shumë xheloz…

13 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›